Si një zgjatim i vijës bregdetare të mesdheut, Kosrsika përmbledh një kontinent në miniaturë që ngrihet si një fortesë mes dallgëve të shkumëzuara të detiti. Ky ishull marramendës ofron një diversitet gjeografik shumë të madh. Vetëm me rreth 30 minuta udhëtim panorama të ofron një miks të jashtëzakonshëm, nga gjiret e shndritshëm më rërë të imët, te vija e ngjeshur me shkëmbinj detar. Qyteti në qendër të ishullit është një mundësi unike për të vizituar kulturën e ndikuar nga pushtimet e shumta, por Korsika ofron edhe më shumë se kaq! Për të gjithë ata të cilët janë të apasionuar pas udhëtimeve në natyrë, pyjet e dendur të ishullit janë një mundësi unike, por mbi gjithçka, qëndrojnë malet kryeneçe të cilat janë një oaz qetësie.
Pushimet në Korsikë janë një eksperiencë për të mos u humbur, me një varietet të lartë mundësish për sporte që nga hiking, kanotazhi, udhëtimet me anije me vela dhe historia e ngjeshur e ishullit ku kreu dënimin gjenerali më kontroversal i Francës, Napoleoni.
Ushqimi gjithashtu është një miks që nuk duhet humbur, kultura e ndikuar nga francezët dhe italianët e kanë shndërruar sofrën korsikase në një buqetë aromash dhe shijesh të larmishme.
Megjithëse Korsika ka qenë pjesë e Francës për më shumë se 200 vjet, është shumë e ndryshme nga toka mëmë. Kjo dëshmohet në traditat, kostumet, gjuhën dhe karakterin e banorëve të ishullit të cilët nuk lënë rast pa e përmenduar identitetin e tyre përmes artit, kulturës dhe verës shumë të mirë, prodhimi i së cilës ruhet me fanatizëm nga korsikasit.
Ajaccio – Kryeqyteti
Kryeqyteti i Korsikës është Ajaccio dhe është i pozicionuar në brigjet perëndimore të ishullit dhe është qyteti ku gjenden administratat dhe prefekturat e ishullit që gëzon një trajtim special nga Franca. Datimet e para historike që tregojnë se kur është banuar ky qytet vijnë nga Mesjeta e hershme. Por ajo që ne shohim sot është pikërisht ndërtimi i Xhenovezëve të cilët e pushtuan dhe ndërtuan në vitet 1492. Edhe pas deklarimit të pavarsisë dhe shpalljes së Republikës në Korsikë, në vitin 1755, Xhenovezët e mbajtën të pushtuar kryeqytetin duke i dhuruar atij kulturën e pashembullt të çizmes së Europës.
Ajaccio njihet gjithashtu si vendlindja e perandorit francez Napoleon Bonaparte. Vizitorët kanë mundësi të shohin statujën në qendër të qyteti, po ashtu edhe shtëpinë ku ai u rrit.
Muzeumi më i vizituar i kryeqyteti është: Muzeu i Arteve Fesch.
Në këtë muze ju do të shijoni artet e bukura dhe të përjetoni disa nga veprat më të mëdhaja si:
Shën Maria dhe Krishti në Krahët e Ëngjëllit, nga Sandro Boticelli.
Shën Maria dhe Krishti, nga Giovanni Bellini.
Turizmi i Verës
E kanë konsideruar ndryshe si ishulli i diversitetit dhe bukurive dhe kjo jo pa arsye! Diversiteti i peizazheve dhe ruajtja nga agresioni i zhvillimeve për turizmin e kanë kthyer në një nga perlat e Mesdheut. Pjesa më e madhe e vizitorëve vijën në Korsikë gjatë muajve të verës, kulmi shënohet në gusht, kur numri i turistëve trefishohet duke e kaluar atë të popullatës vendase, ndaj nëse po planifikoni të vizitoni Korsikën gjatë muajit gusht, bëni kujdes që të rezervoni disa muaj më parë.
Pjata karakteristike
Kuzhina korsikase është shumë e pasur, në të gjithë artikujt në lidhje me këtë temë shkruhet se për vendasit, kultura e kulinarisë është shumë e rëndësishme. Një ndër pjata më tipike të ishullit është “Civet de Sanglier”.
“Civet de Sanglier” është një pjatë më bazë mishi, edhe pse në një ishull duhet të themi se Korsikasit dinë shumë mirë t’a gatuajnë mishin.
Ndërsa tek pjatat e peshqve ne ju sugjerojmë “Loup de Mer”, apo thënë ndryshe fileto levreku me lakra të egra.
Ku mund të pushoni në Korsikë
U Palazzu Serenu
Résidence Dary
Domaine Villas Mandarine
Le Tomino
La Signoria