Sot, në fokus të Elegance është kreativiteti dhe imagjinata e Tadao Ando, një prej arkitektëve më të njohur dhe të vlerësuar. Mendja e tij brilante qëndron pas punëve fantastike, të cilat nëpërmjet gjeometrisë, perfeksionit të simetrisë dhe sipërfaqeve të mirëshfrytëzuara, janë kthyer në kryevepra.
Ando nuk ka aspak si synim të etiketohet si “modern”, pasi frymëzohet nga urbanistika dhe natyra. Së shpejti, krijimet e tij do të publikohen në “The Centre Pompidou” dhe do të përfshijnë 50 punë, 180 vizatime dhe 70 modele të projekteve, në formë të digjitalizuar.
Njihuni me 15 punët më fantastike dhe të mirënjohura të Tadao Ando.