Krishtlindje me stil në shtëpitë e VIP-ave

Ndonëse viti 2020 është i pazakontë, sërish nuk mund ta ndalojë kreativitetin dhe shpirtin e festave. Këtë radhë, Krishtlindja vjen plot stil dhe dekore fantastike dhe sugjerime shumë interesante nga personat me më shumë influencë në botë.
Njihuni me pemët më të bukura, të cilat pa dyshim i japin një pamje krejt të re çdo hapësire.


Khloe Kardashian
Ylli i “Keeping up with Kardashians” duket se theu traditën dhe na sjell një pemë të re ngjyrë rozë. Pa diskutim, e vogla True i jep edhe më shumë hijeshi simbolit kryesor të Krishtlindjes.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Victoria Beckham
Stili minimalist e shoqëron kudo Victorian, e cila zgjedh që edhe pemën ta dekorojë me ngjyrat e saj të preferuara.


Gigi Hadid
Dekor retro dhe shumë ngjyra dhe drita për shpirtin festive të super mamit!


Kylie Jenner
Kylie e dashuron Krishtlindjen dhe nuk heziton asnjëherë të shkojë totalisht ekstra me dekorimet!


Jennifer Lopez
JLo plot stil dhe elegancë shkëlqen më shumë se pema!


Martha Stewart
Një dekorim shumë i këndshëm, i cili përshtatet më së miri me hapësirën përreth.