Librat e shtatorit

Elegance ju sjell sugjerimet e përmuajshme për veprat që duhet të lexoni në shtator.


Aurelia

Autori: Gérard de Nerval
Çmimi: 500 lekë

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Aurelia” është një novelë fantastike, e shkruar si një përjetim ëndrrash, fiksimesh dhe marrëzish. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe më pas, të gjitha ngjarjet e çmendurisë që e përfshijnë këtë marrëdhënie.


Ditari i vitit të murtajës

Autori: Daniel Defoe
Çmimi: 1,400 lekë

Kryevepra e Dafoe është bazuar në ngjarjen e vërtetë, gjatë murtajës famëkeqe që preku Londrën, në vitin 1660. Tregimi vjen si një narracion i shënimeve zyrtare dhe imagjinare nga këndvështrimi drithërues i autorit, i cili në rolin e fëmijës, ka përjetuar tmerrin e kohës.

Lajmi i keq përhapet shpejt, konstaton H.F narrator i vetëm i ngjarjes, i vetëdijshëm për thashethemet se murtaja tashmë kishte prekur Londrën, kështu ai vendos të ndjek përhapjen dhe pasojat e saj, në mënyre që t’i identifikojë simptomat si vëzhgues i fenomenit misterioz. Ai mbante shënime në ditarin e tij të mbushur me statistika dhe fakte mbi simptomat, infeksionet dhe shkallën e vdekshmërisë.

Duke u përballur me këtë katrahurë, H.F mbështillet me dilemën “hamletiane” të rrish, apo të mos rrish në Londër? Duke qenë se besimi sa shkonte e rritej në misionin fisnik e hyjnor që i kishte caktuar vetes, H. F vendos të qëndroj dhe t’i shërbejë njerëzimit, si shënim mbajtës i përpiktë i tërë kësaj çmendurie.


Edukimi i ndjenjave

Autori: Gustav Flober
Çmimi: 1,190 lekë

Rozaneta është obsesioni i tij, ndaj, zhdukja e saj iu duk një pabesi, deri në poshtërsi. Kjo ngjarje e bëri Frederikun që t’i urrente të gjitha gratë, kjo si një traumë, pasi dashuria e tij kishte mbetur e papërfillshme dhe dëshira e tij më e zjarrtë nuk ishte plotësuar.