Librat që kanë ndryshuar jetën e Ines de la Fressange

Fytyra që frymëzoi Karl Lagerfeld dhe supermodelja e jashtëzakonshme, Ines de la Fressange, na njeh me librat të cilat definuan çdo etapë të jetës së saj, duke e formuar intelektualisht, por edhe shpirtërisht.
Hyjmë virtualisht në bibliotekën e saj dhe njihemi me librat e preferuar të një gruaje që vetëm frymëzon.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Libri i fëmijërisë?
“Pa familje” nga Hector Malot.
Mbaj mend që e kam adhuruar për një kohë shumë të gjatë.

Libri që i ndryshoi jetën?
“Arti i Lumturisë” nga Dalai Lama.

Libri që nuk e ke mbaruar dot kurrë?
“Kujtime nga përtej varrit” nga Chateaubriand.
Është i trishtueshëm, por sërish një kryevepër, apo jo?

Libri i fundit që ke lexuar?
“Mikesha gjeniale” nga Elena Ferrante.
Ky libër tashmë është trend. Gjithashtu po mbaroj edhe “Mbriemri i ri” nga e njëjta autore.

Libri që të bën të ndihesh mirë?
“Autobiografia e një Yogi” nga Paramahansa Yogananda.
Pas vdekjes, Steve Jobs e la këtë libër si një dhuratë për të gjithë miqtë e tij.

Libri që i ke dhuruar miqve?
“Dashnori i lejdi Çetërlei” nga D. H. Lawrance.

Autori/ja i/e preferuar?
Françoise Sagan
Më parë kam adhuruar Stefan Zweig, por sot mund të them se nuk ka të bëjë me autorin, por me titujt. Mund të them se nuk jam zhgënjyer kurrë nga Sagan.

Poezi apo novela?
Novela.
Mos ia thoni të dashurit tim që reciton Aragon dhe Rimbaud 6 herë në ditë.