Liesa Haxhiasllani

Show Girl

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë ishte të largoja nga vetja njerëz që janë të mbushur me energji negative!

Kur e ndjeni veten të lumtur?
E ndjej veten të lumtur pranë familjes dhe shoqërisë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
E ndjej veten të trishtuar në ditë pa diell. E adhuroj diellin.

Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Nuk do të hidhja kurrë poshtë njerëzit që më qëndruan pranë në ditë të vështira.

Kë doni më shumë?
Dua shumë të gjithë pjesëtarët e familjes sime. Nuk mund t’i ndaj.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: “Nuk do ta bëj kurrë!”?
Nuk do të shkelja kurrë mbi dikë tjetër për të përfituar.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Mëkat për mua është të lejohet lëndimi apo vuajtja e njerëzve të pafajshëm. Shohim shumë raste të tilla vërdallë.

Cila është blerja e fundit?
Blerja ime e fundit, një palë sandale të sheshta.

Cili është qëllimi i jetës suaj?
Qëllimi i jetës sime është të shikoj rreth meje sa më shumë fytyra të qeshura!