Kultura, fotografia, arti dhe udhëtimi janë në fokus të librarisë më të re në Paris, e cila mban logon e gjigantit të modës “Louis Vuitton”.
Një prej sektorëve më interesantë është pa diskutim ai i udhëtimeve, ku Louis Vuitton ka krijuar disa ditare dhe revista reale mbi udhëtimet anembanë botës. Ata rrëfejnë mbi qytete, peizazhe, si dhe vendet më ekzotike.
Talente të rinj dhe të mirënjohur bëhen bashkë në një kombinim fantastik mes pikturës, vizatimeve, pjesëzave komike, mangave apo edhe ilustrimeve.
Ndërkohë, ndajmë me ju disa foto nga libraria më e këndshme në Paris.