Michael Granoff: Ëndrra amerikane

Elegance bisedon me Michael Granoff mbi përshtypjet për Shqipërinë dhe shqiptarët, vendet dhe sendet e tij të preferuara, suksesin dhe dështimin, Kalkutën, New Yorkun dhe “ëndrrën amerikane”.
Michael Granoff është Kryetari i Fondit Shqiptar-Amerikan të Zhvillimit (Albanian American Enterprise Fund, AAEF), krijuar  në vitin 1995 si një partneritet unik publik dhe privat për të investuar fonde të qeverisë amerikane në mbështjetje të zhvillimit të sektorit privat dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri. Që nga fillimi, AAEF e shndërroi kapitalin fillestar prej 30 milionë dollarësh në mbi 175 milionë dollarë, nëpërmjet investimeve në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, duke përfshirë: ngritjen e Bankës Amerikane të Shqipërisë, Sigal, Projekti për kartat dhe pasaportat Aleat dhe modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Së fundmi, Bordi i Drejtorëve të AAEF ka arritur një marrëveshje me qeverinë amerikane për të përdorur fitimet e Fondit që të krijojë fondacionin më të madh jo-fitimprurës në Shqipëri, i cili do të punojë në fusha si arsimi, ndërmarrjet private, eco-turizmi dhe përgatitja e udhëheqësve.

Ju jeni emëruar në Bordin e Drejtorëve të AAEF nga Presidenti Klinton. Si ndodhi kjo?
Shtetet e Bashkuara i ngritën fondet e zhvillimit për të ndihmuar zhvillimin e sektorit privat në secilin nga ish-vendet komuniste në Evropë, duke filluar me Poloninë në kohën e Presidentit Bush. Qëllimi ishte, që Presidenti të emëronte një Bord Drejtorësh, i cili do të menaxhonte Fondin në një mënyrë disi më të pavaruar se sa ndihma tipike për jashtë. Presidenti Klinton më kërkoi të shërbeja në njërin nga këto Borde, pa më thënë se në cilin. Dhe kështu, një ditë më telefonuan nga Shtëpia e Bardhë dhe më thanë se do të shërbeja në fondin e ngritur për Shqipërinë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Çfarë mendonit për Shqipërinë atë kohë?
Të them të drejtën, dija shumë pak për Shqipërinë atëherë dhe nuk kishte shumë njerëz që e njihnin. Gjithë sa dija ishte që Shqipëria ka qenë e izoluar, sapo ishte bërë vend i lirë, kishte qenë e varfër dhe sapo kishte filluar të ndërtonte ekonominë e tregut dhe shoqërinë civile.

Cila është përshtypja juaj e parë për vendin?
Kur jam ulur në Rinas për herë të parë në vitin 1995, e kuptova shumë shpejt se isha në një vend krejt ndryshe. Në pistë kishte avionë MIG të vjetër.  Terminale ishte një kasolle Quonset dhe valixhen ma dhanë nga një dritare. Gjatë rrugës për në Tiranë pashë shumë dele, shumë bunkierë dhe shumë pak makina. Reliket e komunizmit ishin ende shumë të forta dhe prezente në Shqipëri.

Po për njerëzit çfarë përshtypjesh patët?
Surpriza më e madhe dhe më e bukur për mua ishin njerëzit në Shqipëri. Shqiptarët e mirëpritën Fondin dhe mua në vendin e tyre. Ata ishin shumë mirënjohës për ndihmën dhe mbështjetjen e Amerikës. Ishin edhe shumë të gatshëm për të përmirësuar jetët e tyre dhe të fëmijëve të tyre e për t’ju bashkuar botës pas një ndarjeje aq të gjatë. Dhe ajo që i bënte gjërat edhe më të lehta ishte se këtu flisnin anglisht më shumë njerëz sesa në vendet e tjera evropiane. Nuk më kishin pritur aq ngrohtë asnjëherë tjetër dhe kjo ishte përshtypja ime e parë dhe më e rëndësishme.
Nuk më kishin pritur aq ngrohtë asnjëherë tjetër dhe kjo ishte përshtypja ime e parë dhe më e rëndësishme.

Po përshtypja nga vizita e fundit?
Vizita ime e fundit ishte para disa ditësh, ndaj përshtypjet i kam të freskëta. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga vizita ime e parë. Tirana është një kryeqytet modern me ndërtesa, zyra, restorante dhe bllokime trafiku. Ka edhe një sektor privat ekonomik në rritje. Jetët e shumë shqiptarëve kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Por ajo që nuk ka ndryshuar kurrë është ngrohtësia, energjia e iniciativa e shqiptarëve dhe unë shpresoj që kjo të mos ndryshojë kurrë.

Ju udhëtoni shumë, kjo edhe pse drejtoni një kompani private biznesi me zyra anembanë botës. Cili është destinacioni juaj i preferuar?
Shqipëria është e preferuara ime, sepse eksperiencat e mia këtu janë multi-dimensionale. Mund të shtoj edhe Hong Kongun, Francën, Meksikën dhe Indinë.

Ushqimi i preferuar?
Kjo është pak e vështirë. Mund të them më shumë se një? Dumpling kinezë, patë Pekingu, sushi, pica, perime nga kopshti im dhe supa e pulës që bën nëna ime.