Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi dhomën e gjumit që të përshtatet

Shenjat e horoskopit mbartin karakteristika të veçanta për gjithsecilin prej nesh. Sigurisht, zodiaku ka shkuar aq larg sa të gjejë arredimin e dhomës së gjumit, sipas tipareve dalluese të të gjitha shenjave. Ju mbetet thjesht të na thoni shenjën e horoskopit dhe ne do t’ju prezantojmë dhomën ku do të ndiheni super rehat.


Dashi
Për shenjën që nis zodiakun, sugjerojmë ngjyra vibrante! Si shenja e zjarrit, Dashi pëlqen një miks patterns dhe ngjyrash, ndaj kjo dhomë me energji pozitive është ajo që ju duhet!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Demi
Demi është shenjë toke dhe qëndron gjithmonë me këmbë në tokë. Për dhomën tuaj, frymëzohuni nga ngjyrat neutrale, të cilat dhurojnë komoditet. Një Dem i vërtetë nuk bën kurrë kompromis me rehatinë dhe relaksin.


Binjakët
Binjakët adhurojnë të mësojnë gjithçka! Një bibliotekë e madhe ju nxit imagjinatën dhe e bën interiorin e dhomës suaj fantastik.


Gaforrja
Për shenjën më sensitive të horoskopit, sugjerojmë këtë dhomë. Bardhësia, pamja, hapësira e bollshme, të gjitha i përshtaten Gaforres që do të rikuperojë energjinë e saj përpara se të përballet me botën.


Luani
Shenja më autentike e horoskopit dëshiron një dhomë të bollshme, e gjitha në dispozicionin e Luanit. Plus, një pasqyrë e madhe që ta admironi veten në çdo moment.


Virgjëresha
Ndonëse është një shenjë “me këmbë në tokë”, Virgjëresha e ka gjithmonë “kokën mbi re”. Për të qetësuar çdo mendim, kjo dhomë me tone neutrale dhe dizenjo lulesh i përshtatet natyrës së Virgjëreshës, e cila kërkon gjithmonë perfeksionin.


Peshorja
Peshorja joshëse pëlqen një hapësirë të bukur dhe komode. E udhëhequr nga Venusi, Peshorja dashurohet menjëherë me dhomat që i përshtaten dhe frymëzohet në çdo moment prej tyre.


Akrepi
Akrepët e kanë prioritet privatësinë, ndaj dhoma e tyre duhet të jetë misterioze dhe shumë mistike, njëjtë si bota e brendshme. Ngjyra të thella dhe të errëta për shenjën më hermetike.


Shigjetari
Adhuruesit e të gjithë botës, aventurave dhe udhëtimeve! Dhoma e tyre është një puzzle, me surveniere nga çdo udhëtim.


Bricjapi

Bricjapi është si bleta punëtore dhe do vetëm dhe vetëm të punojë. Për një shenjë kaq të dedikuar, nuk ekziston një ndarje fikse mes aspektit profesional dhe atij personal. Për Bricjapin punëtor, një dhomë-zyrë është ajo që duhet!


Ujori
Nuk çuditemi aspak kur shohim se dhoma e Ujorëve është si një planet më vete. Nuk ka rëndësi e kuptojnë të tjerët apo jo, dhoma e një Ujori është ajo që është, e padefinueshme dhe unike.


Peshqit
Zakonisht, peshqit janë gjithë natën zgjuar, duke krijuar ose duke fantazuar. Një dhomë e tillë është fantastike për Peshqit, të cilët kur bëhet fjalë për ëndrra, janë mjeshtra.