Inés Mélia, DJ, piktore, kuratore arti dhe një prej muzave të Chloé, pëlqen ta arredojë shtëpinë sipas ndjesive të saj. Ndonjëherë me tone të forta, sipas rasteve me ngjyra të buta, por gjithmonë me shumë stil.
Multitalenti Inés ka lindur në vitin 1990 në jug të Francës dhe prej kohësh banon në Paris, duke kontribuar me artin e saj në fusha të ndryshme.

Karriera
Inés Mélia e nisi karrierën e saj duke luajtur muzikë në bare të ndryshme, duke ndjekur paralelisht studimet në Universitetin e Arteve.
Talenti i saj i paparë ra menjëherë në sy të të githëve dhe shumë shpejt, elektrizoi club-e super të famshëm si: “le Baron”, “le Silencio” dhe “les Bains”. Tani që është shkëputur nga jeta e natës, e ka përqëndruar energjinë dhe pasionin e saj në art. Piktura, ekspozitat dhe interior design kanë marrë të gjithë vëmendjen e saj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Arti
Siluetat dhe vijat “e buta” dhe delikate, të cilat përcjellin elegancë. Gjithsesi, sigurisht që Inés pëlqen të mos i japë një “gjini” artit të saj, ndaj shumë shpesh shton disa elemente mashkullore, për të transmetuar forcën dhe klasin e një gruaje.
Pikturat e saj kanë një sens shumë organik, duke reflektuar emocione që flenë në shpirtin e saj, kujtimet e fëmijërisë dhe dëshirat më të thelle.

“Format që shfaqen në pikturat e mia janë tejet natyrale dhe evoulojnë në ndjesinë e të qenurit bosh dhe e kompletuar, rreken mes mashkullores dhe feminilitetit”

Stili i preferuar
Kur bëhet fjalë për stilin, artistja shumëdimensionale është një franceze tipike. Nuk beson në perfeksion, por në stilin e shkujdesur dhe komod.

 

Acne Studios, Christophe Lemaire, Margaret Howell dhe Agnès b

Christophe LemaireAcne StudiosMargaret Howell dhe Agnès b përbëjnë mozaikun e stilit të saj. “Për mua, stili është një shtojcë e pandarë e vetëbesimit. Shpesh është shprehja e humorit dhe ndjesive që ke”. Stili i përgjigjet instiktit të saj, andaj “loja” me ngjyrat dhe materialet janë një shëmbëlltyrë e qartë e mendimeve dhe ndjenjave të një artisteje.

Esencialet
Kur pyetet se cilat janë veshjet dhe aksesorët pa të cilat nuk bën dot, Inés zgjedh: Pallton oversized Burberry, një palë çizme shumë të rehatshme, pulovrën kashmer dhe hidratuesin e buzëve.

Bizhuteritë
Një sekret i vogël për Inés: nuk mund të mbajë vëthë, gjë që është shumë e rrallë për një grua franceze. Stili i saj është minimal dhe ka një dashuri të madhe për bizhuteritë antike.

Aksesorët e preferuar
Kur adhuron tingujt dhe je një DJ, është shumë e vështirë ta kalosh ditën pa muzikë, ndaj në çantën e artistes nuk mungojnë kurrë kufjet. Inés përdor çanta të mëdha, gjatë gjithë ditës dhe natyrisht, ka një model të preferuar, i cili mban “vulën” e Object Particolare.

Nëse flasim për këpucët, çizmet dominojnë garderobën e saj, veçanërisht krijimet e By Far dhe Michel Vivien.

Look-u i mbrëmjes
Është i njëjtë me atë gjatë ditës, thjesht makeup më i rënduar. Ndonjëherë, zgjedh të veshë një kostum (identifikues i stilit të saj).

Ikonat që e frymëzojnë
Gratë që i zgjojnë ndjesi pozitive dhe shërbejnë si frymëzim janë: Charolotte Rampling, Jane Birkin dhe Sharon Tate, ndërsa burrat super stil, Serge Gainsbourg dhe Robert Redford.

Apartamenti
Apartamenti është një prej hapësirave ku çdo artist kalon shumë kohë, ndaj Inés nuk ka si të bëjë përjashtim. Shtëpia e saj është një ekspozitë që nuk rresht kurrë së frymëzuari. Arredimi perfekt, me ngjyra neutrale, detaje minimale dhe shumë, shumë art dhe libra janë elementet që e përbëjnë interiorin e hapësirës së saj.

error: Content is protected !!