Joshëse, tunduese dhe ndjellëse! Aromat e parfumeve mund të kenë gjithfarë përcaktimesh identifikuese, por shpesh ato kthehen në çështje të personalizuara, që i takojnë herë angazhimit profesional, dhe herë pasionit të madh për marka të ndryshme. Tri personazhe protagonistë në këtë numër të Elegance, tregojnë raportin special me parfumet, efektet e transformimit të gjendjes së momentit, përcjellja e aromës tek personat e tjerë, etj. Esmeralda Prodani, Bojana Fatkoja dhe Kloi Gusmari, rrëfejnë më shumë…
Bojana Fatkoja, Pedagoge
Aromat janë pjesë e pandarë e jetës sonë. Ato janë një urë lidhëse me dukuritë natyrore, me ngjarjet, me objektet dhe kujtimet. Gjithkush e ka nën hundë aromën e erës së detit, të tokës së lagur nga shiu, të çokollatës së ngrohtë, të luleve të ndryshme. Parfumi është tentativa e njeriut që aromën ta shndërroje në një lëkurë të dytë. Kjo e bën parfumin magjik. Nën lëkurë ti nuhat lulen e preferuar, aromën e drurit, detit, dhe e dehur nga këto aroma mendja fluturon në kujtime. Parfumi është gjuha e heshtur e trupit, prandaj ai e bën më të lehtë identifikimin e karakteristikave të një gruaje, forcën, pasionin, shpirtin artistik, dëshirën për të dominuar