Nëse po prisni tendencat e reja për të “freskuar” shtëpinë, ky artikull është ai që ju duhet. 10 trendet e reja që do e gjallërojnë shtëpinë tuaj, nga interior designers të mirënjohur, do ta kthejnë shtëpinë tuaj në një oaz relaksi dhe në një hapësirë super tërheqëse.
Gen Y Yellow
Mbyllni sytë dhe mendoni për ngjyrën e lumturisë. Një çast ju bën të lumtur, imagjinoni ta arredoni shtëpinë në tonet e së verdhës.
Living Coral
Ngjyra e preferuar e vitit? Koral! Shtëpia juaj do të marrë një pamje krejtësisht të re, plot energji dhe ndjesi pozitive.
Ultra Violet
Si mendoni për lejlanë? Një ngjyrë kaq e fortë dhe vibruese është e duhura për një shtëpi plot elegancë.
Rose Quartz and Serenity
Dy ngjyra fantastike, për një shtëpi të ëmbël dhe me shumë dritë. Pak shpirt bohemian nuk bën aspak dëm, përkundrazi e bën hapësirën tuaj tejet tërheqëse.
Ocean Colors
Me siguri, me këtë arredim do ta ndjeni aromën e detit dhe përkëdheljen e dallgëve.
Neo Mint
Një ton shumë freskues, futuristik dhe tejet joshës. Mos ngurroni ta provoni!
Secret Meadow
Efekti i natyrës është i jashtëzakonshëm në paqen e përgjithshme. Për më tepër, kombinohet me gjithçka.