Një bibliotekë në nder të Haruki Murakami

Në Universitetin Waseda të Tokios, po dizenjohet një bibliotekë publike në nder të autorit Haruki Murakami. Pikërisht në këtë universitet, Murakami është diplomuar dhe po në këtë hapësirë do të ruhet arkivi personal i tij, gjithashtu çmimet dhe qindra pllaka vinili që Murakami ka mbledhur.

Kengo Kuma është arkitekti të cilit i është besuar ky projekt madhështor dhe ai e konsideron si një vepër me shumë ndikim në karrierën e tij.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Biblioteka Murakami (e quajtur edhe “Shtëpia Ndërkombëtare e Letërsisë Waseda”) përfshin zgjerimin e rinovuar të ndërtesës që strehon edhe Muzeun Teatror Memorial Tsubouchi.

Ky projekt do të shërbejë sj një oaz qetësie dhe si qendër kulturore dhe relaksuese, ku studentët jo vetëm do të njihen më gjerësisht me veprat e Murakamit, por do të reflektojnë dhe ndërtojnë bazat e letërsisë.

Vetë Haruki Murakami është shprehur se kjo bibliotekë do të jetë plot jetë. Gjithashtu, arkiteti Kuma ka theksuar se është shpresëplotë për ardhmërinë e letërsisë dhe për idetë që shoqërohen gjithmonë me një filxhan kafeje.