Një kafe në Prishtinë!

Një qytet ideal për t’u vizituar në çdo stinë të vitit! Atraksionet turistike të kryeqytetit të Kosovës, mund të arrihen në këmbë, ndërkohë që përzierja e këndshme mes artit dhe kulturës është krejt e prekshme, nga vendasit, por edhe turistët e huaj. Arkitektura tërheqëse, ndërthur stilin modern, me ndërtesat dhe xhamitë e vjetra, si dëshmi e gërshetimit të së kaluarës me të tashmen. Ja arsyet pse duhet ta vizitoni Prishtinën…

Çfarë të vizitoni: Qyteti i ndryshimeve të shpejta, e që duket plot optimizëm dhe potencial për zhvillime të qenësishme, përpos trafikut të rënduar, që është pjesë e përditshmërisë së çdo vendasi që jeton aty. Prishtina, kryeqyteti Kosovës, është një nga ato vendet tipike që mbartin ndryshime të shpejta, gjurmët e së cilave ndjehen ende sot aty. Por, është shndërruar gati një një vend kozmopolitan për shkak të morisë së të huajve që punojnë në institucionet e akredituara në Prishtinë, si OKB-ja, BE-ja, andaj qyteti ndihet i pasur, i sofistikuar në gjithçka ofron. Me një shtrirje gjeografike pranë maleve Goljak, me një klimë të lagësht mesdhetare, me verë të nxehtë e dimër të ftohtë. Edhe pse qyteti është në proces rindërtimi pas viteve të luftës, por ofron atraksione të mjaftueshme për ta bërë atë një destinacion të kënaqshëm për një pushim të fundjavës, por jo vetëm!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code