Njihuni me bizhuteritë më të bukura të vitit 2021!

Që prej fillimit të pandemisë, dizajnerët e bizhuterive janë shfaqur më kreativë se kurrë, ndaj industria e aksesorëve ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Ari, gurët e çmuar dhe shumë finesë për të plotësuar look-un tuaj.
Ju prezantojmë me bizhuteritë e vitit, të cilat do i shikoni kudo!

POP RINGS

Argëtimi dhe stili mund të lidhen shumë mirë, ndaj mos hezitoni t’i shtoni veshjes bizhuteri shumëngjyrëshe. Ngjyra pastel apo më të çelura, për një verë plot aventura.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Sugjerim:
Bea Bongiasca


VARËSET E SHARMIT

Kanë qenë mes nesh që nga fundi i 2020-ës, duke sjellë një trend shumë të preferuar. Varëset e shkurtra, të dekoruara me gurë të çmuar e bëjnë çdo veshje plot sharm dhe elegancë. Bonus? Ju mbrojnë nga syri i keq.

Sugjerimet:


Goossens


Sirconstance


 LITHOTHERAPY

Benefitet e gurëve natyralë janë provuar që prej kohëve më të lashta. Për njerëzit të cilët i mbajnë, aksesorët me gurët natyralë ofrojnë mbrojtje, tërheqje të energjive dhe përvojave pozitive, si dhe shumë fat.

Sugjerimet:


Mineralosophy Pendant


Saona


RIKTHIMI TEK IKONIKJA

Dizajnerët francezë kanë risjellë bizhuteritë më ikonike, të cilat nga klientët janë konsideruar si investimi më i mirë. Ngjyra gold është gjithmonë “in” dhe e preferuar nga të gjithë, ndaj nuk kanë si të mungojnë prurjet e Cartier dhe eleganca sharmante që mbartin këto bizhuteri.

Sugjerimet:


Menotte 


Alhambra