Vjeshta, momenti perfekt për të shijuar mbrëmjen në shtëpi, me një batanije të ngrohtë, Netflix përballë, kakao të ngrohtë në duar dhe një aromë fantastike vërdallë.
Ndërkohë që elementet e para i keni vetë, ne kujdesemi për aromën, duke ju treguar qirinjtë perfektë për këtë sezon.
Harlem Candle Company
Qitroja, jasmine, trëndafili, vanilja, amberi dhe shumë aroma të tjera bashkohen në një qiri mbresëlënës.
Çmimi: 45$
Otherland
Gati për të shkuar në një tjetër planet? Sepse kombinimi i ëmbëlsisë dhe pikantes jua sigurojnë këtë rrugëtim.
Çmimi: 36$
Nest Fragrances
Shpirti vjeshtak bëhet edhe më i këndshëm me aromën e kanellës.
Çmimi: 34$
Wax and Wick
Një aromë fantastike, e cila përmban tonet e vaniljes, amberit dhe sandalwood. Rezultati? Komoditet, shumë shije dhe po kaq shumë dashuri për vjeshtën.
Çmimi: 35$
Tom Ford
E keni parasysh parfumin mahnitës “Oud Wood” nga Tom Ford? Tani, imagjinojeni në një parfum…
Çmimi: 98$