Dolce&Gabanna ka propozuar që këtë verë të mos “ngurtësohemi” aspak! Kthehuni mbrapa, në vitet kur stili i përkiste hippie-ve dhe dëshirës për liri absolute, pasi D&G sjell në vëmendjen tuaj një stil krejtësisht Retro. Çanta të mëdha, printe, motive dhe shumë ngjyra për një verë plot aventura.