Ringjallia e Anastasias

Këngëtarja e famshme amerikane, flet për herë të parë për koncertin e saj në kryeqytetin shqiptar. Si e njeh ajo Shqipërinë, pritshmëritë dhe surprizat për publikun vendas. Përtej detajeve, Anastasia vjen në një bisedë rrënqethëse për betejën me sëmundjen e kancerit të gjirit, plot peripeci dhe sfida të shprehura nga një artiste që sot në botë konsiderohet një simbol i forcës

E ka quajtur “Ringjallje”, si një simbolikë që përmbledh gati të gjitha etapat e pesë viteve të fundit të jetës së saj. Arti, muzika që ajo lëvron është pa dyshim, gjuha e shpirtit dhe forma më e spikatur për t’i shprehur gjërat nën lëkurën e vërtetë të artistes. Anastasia, këngëtarja amerikane me zë virtuoz dhe performanca skenike brilante, muajin e ardhshëm do të jetë përpara publikut shqiptar për të ofruar një super atmosferë. Këngë të vjetra, hite të reja, ritme rrok dhe muzikë live, një atmosferë e dedikuar për fansat e saj, por jo vetëm. Në këtë intervistë interesante, ajo flet për vizitën e parë në Tiranë, kryeqytetin shqiptar të cilin e njeh sipas mënyrës së saj. Vjen për të përmbushur misionin prej artisteje, krahas dëshirës së pa epur për të njohur shumëçka për kulturën dhe traditën vendase tonën. E përtej muzikës, diva amerikane me zë virtuoz, flet për periudhën ndofta më të errët në jetën e saj. Dy mastektomi, pesë vite “luftë” e vazhdueshme për të mundur bishën, pasi sëmundja e kancerit të gjirit ishte kërcënuese për jetën e saj, dhe ja rezultati: I gëzohet çdo moment të jetës së saj, thotë se ndihet mrekullisht mirë dhe është në projekte të suksesshme me muzikën, koncerte dhe albume të reja. Shembulli i gruas luftarake është para nesh, dhe Anastasia vjen tek lexuesi shqiptar me detaje të reja që vlejnë për të rrëfyer. Një intervistë për të mos u humbur dhe një koncert madhështor në 25 gusht në Tiranë, ku vet protagonistja premton spektakël të vërtetë. Por, deri atëherë, ka ende kohë, ndërsa ne iu ftojmë të shijojmë bashkarish një profil tjetër të divës amerikane…

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Si ndiheni në skenë, pas një periudhe të gjatë pauze? Mund të konsiderohet ky turne koncertor një ribashkim i madh për ju?
Hmmm, nuk dua ta konsideroj thjesht si një tur muzikor i ribashkimit. Në tërësi, e gjithë kjo fazë e jetës për mua është një ringjallje. Ndërsa unë rritem, bota rritet gjithashtu, sa kaq rrethanat na ndihmojnë të ndryshojmë. Ky turne më bën të ndihem thellësisht e fortë, sepse vjen pas një përvoje të vështirë të jetës sime. Le ta quaj një ringjallje të shpirtit…

Njësoj si edhe titulli i albumit tuaj të ri, gati simbolik, “Ringjallje”. Keni ndjerë ndonjëherë frikë për jetën tuaj, ndërsa jeni gjendur për vite me radhë në betejën me kancerin e gjirit?
Oh Zot, sigurisht! Nuk do të isha normale nëse do të thoja të kundërtën, pikërisht në çastin kur jeta të sprovon me një situatë të tillë. Por, kurrë nuk kam pranuar të qendroj gjithë kohës në situata të zaptuara nga frika, gjithmonë kam parë përpara. Jeta është e mahnitshme, pavarësisht sfidave në të cilat të vendos. Ah, edhe një detaj tjetër…Sipas etimoligjisë së emrit tim Anastacia në greqisht ka një kuptim simbolik në shumë mënyra, ndaj dhe në 10 vjetorin jubilar të aktivitetit tim muzikor, vendosa ta titulloj kështu albumin tim të ri.

Vitin e fundit realizuat albumin më origjinal të këtyre pesë viteve të fundit. Si ishte shija e rikthimit në skenën muzikore? Jeni shprehur në një intervistë se keni qenë disi nervoze…
Kam qenë shumë nervoze gjatë fazës së përgatitjes së materialeve të reja muzikore. Fillimisht e titullova albumin “It’s a man’s ëorld”, çka më ndihmoi të frymëzohesha edhe më shumë për dashurinë e madhe që kam ndaj muzikës rrok, soul dhe muzikës live në përgjithësi. E gjithë kjo situatë disi nervoze, më dha gjithë kurajën e nevojshme të ecja përpara në kohë, për të realizuar hite të suksesshme dhe një album me një stil jo dhe aq popullor të muzikës, siç është albumi i fundit “Ringjallja”.