Ramona Tullumani është një soprano e mirënjohur në skenat vendase dhe të huaja. Me një pamje shumë të ëmbel dhe një zë mbreslënës, ajo është një tjetër ekselencë e skenave operistike shqiptare. Megjithë moshën e re ajo ka një portofol me punë shumë të ngjeshur, ka interpretuar vepra të mëdha dhe personazhe të vështirë. E rritur në një familje artistësh, Ramona ka nisur të këndojë në një moshë fare të re, ishte vetëm 6 vjeç kur u njoh me skenën, për të interpretuar sot në skena të mëdha si ajo e Teatrit “Politeama” në Lece. Mbesa e baritonit të njohur Ramiz rrëfen eksperiencën e saj në skenë, raportet me familjen dhe eksperiencën e të qënit nënë.
Kur e zbluat prirjen tuaj për muzikën?
Unë kam lindur në një familje artistësh dhe që në fëmijeri kam dëgjuar arje dhe opera të kënduara nga baritoni i famshëm shqiptar Ramiz Kovaci i cili është gjyshi im dhe kujtimet më të shtrenjta me të më lidhin pikërisht me muzikën operistike. Gjithashtu babai im është një këngëtar opere, ai më mësonte që të vogël të njihesha me pianon dhe me ka kultivuar dashurinë dhe vlerësimin për artin operistik dhe artin në tërësi. Pianon e kam filluar që në moshën 5-vjeçare dhe po në këtë moshë kendoja shumë bukur dhe luaja në piano. Të rritesh në një familje artistësh është një plus shumë i madh për një fëmije që dëshiron të ndjeëkë rrugën e artit. Gjatë asaj moshe përveç pianos unë merrja leksione për balet klasik profesional. Që në këtë moshë u dalluan prirjet e mija si artiste. Vite me vonë kuptova që dashuria ime më e madhe ishte kanto për rrjedhojë opera.
Si e kuptuat që muzika klasike një zhanër shumë specifik ishte i duhuri për ju?
Nuk kisha si ta kutpoja, ajo erdhi në mënyrë spontane, ishte gjëja që bëja në mënyrën me perfekte të mundshme dhe ishte e vetmja gjë që me çonte në botën time të endrrave, botë e cila sa më shumë kalon koha aq më shumë e deshiroj. Te ritesh në një familje ku dëgjohet vetëm Opera dhe ku zhurma më e bukur që bëhej në shtëpi ishte të uleshe në piano.të luaje në piano dhe të këndoje pjesë nga opera Rigoletto apo nga La Traviata është e pa mundur që një fëmijë që dëgjon diçka të tillë të mos dashurohet më vonë me Operën.
Thuhet se studimi për këngëtaret, muzikatët dhe mjekët nuk mbaron kurrë?
Kam kryer disa studime për kanto sepse e pranoj dhe e di shumë mirë që është një profesion shumë i vështirë dhe pa një shkollë të fortë nuk arrin atë që do. Studimet e larta i kam kryer në Akademin e Arteve në Tiranë me Petagogen time të dashur Prof.Suzana Frashërin e cila më ushqeu dëshirën e madhe për punë dhe më mësoi se çfarë është disiplina për një këngëtare. Më pas kam fituar një master me të famshmen sopranon Rajna Kabajvanska e cila realizonte një konkurs në të cilin merrnin pjesë me qindra këngëtare nga e gjithë bota ku pranoheshin vetëm 10, në ato 10 pata fatin të isha edhe unë. Ajo ka qenë pedagogia ime për një kohë të gjatë pas Suzana Frasherit. Me pas kam fituar edhe Akademinë e Katia Ricchiarellit e cila punoi me mua edhe si menaxheria ime për një kohë të gjatë. Kam pasur fatin të punoj dhe të më mësojnë emra shumë të mëdhenj të operës shqiptare edhe botërore. Gjithashtu gjatë realizimit të Operës “Le Nozze di Figaro” në skenën operistike të Shën Brunit në Vjenë, unë pata fatin të punoja me një soprano austriake Anna Muser e cila ishte një emër po kaq i rëndësishëm i operës botërore. Mbi të gjithë, mentori im është babai, ai është personi i cili unë besoj më shumë në lidhje me profesionin tim. Kudo që unë këndoj ai duhet të jetë prezent në skenë. Fjalët e tija janë shumë të rëndësishme për mua, janë frymëzim dhe më falin besim në profesionin tim. Pa këto fjalë dhe pa mbështetje e tij nuk do të këndoja dot.
Kur e keni prekur për herë të parë magjinë e skenës së madhe?
Siç e përmenda më herët, unë jam ngjitur në skenë në një moshë shumë të vogël por jo si këngëtare por si pianiste, si balerinë dhe më pas si këngëtare duke dal në festivale për fëmijë. Dalja ime e parë në skenë si këngëtare ka qenë kur kam qenë 8 vjeçe në një festival për fëmijë i cili organizohej në Teatrin e Operas dhe Baletit. Emocion i bukur dhe shumë i veçant për mua. Si pianiste kam dal në skenë në moshën 7 vjeçare ne nje konkurs dhe kam marrë çmimin e parë Tonin Harapi. Si balerië jam paraqitur në shumë aktivitete të ndryshme ku në njërin prej tyre do të thosha më i rëndësishmi ka qenë Festivali i Radio Televizionit Shqiptar.
Çfarë kujtimesh ju sjell vepra e parë që keni interpretuar?
“Le Nozze di Figaro” në rolin e Suzanës, kjo opera është realizuar në sallën e Akademisë së Arteve. E kujtoj si një emocion shumë të bukur të jetës sime.
Jemi kurioz të dimë se edhe ju si aktorët në karierën tuaj vishni petkun e shumë personazheve, cilin prej tyre e konsideroni si më të afërtin me ju?
Personazhet që unë luaj janë shumë kompleks më shumë drama të renda brenda vetes. Me vështirësi shumë të mëdha në jetën dhe botën e tyre dhe është e veshtirë të gjej një personazh që të identifikohem, por mund të them se personazhin të cilin kam dëshir të luaj shumë herë dhe nuk lodhem kurrë është personazhi i Violetës. Ky është padyshim një ndër rolet më të dashur për mua dhe që padyshim nuk e ndërroj me asnjë tjetër.
Cili është autori klasik që ju preferoni?
Giuseppe Verdi, është autori më i ndjeshëm dhe më potente ai të bën të ndihesh në skenë me një fuqi të jashtëzakonshme. Magjia e e Verdit qëndron tek fakti që ai të bën ta adhurosh e mos lodhesh kurrë duke e dëgjuar.
Cili ka qënë roli i familjes në karrierën tuaj?
Roli i familjes time është roli më i rëndësishëm, pa ata unë edhe sot nuk do arrija dot të isha kjo që jam. Për mua është shumë e vështirë të dal në skenë kur e di që ata nuk janë aty në publik të më dëgjojnë.
Sa e vështirë është të ndash jetën midis skenës dhe familjes?
Të kesh një familje është gjëja më e shtrenjtë në këtë jetë. Eshte gjeja me e bukur dhe une nuk e shikoj si problem apo si nje barrier, perkundrazi e shikoj si nje frymzim per mua. Edhe energjia e djalit tim te vogel per mua eshte nje frymzim eshte nje dashuri e madhe per jeten. Po ashtu energjia qe une kam ne skene lidhet me dashurin e madhe qe me fal familja ime, mbeshtetja e madhe qe une kam prej tyre. Prej prinderve të mi dhe bashkëshortit dhe djalit tim të vogël.
Bashkëshorti juaj është gazetar, sa mbështetës ka qënë ai për karrierën tuaj?
Ka qenë që në momentet e para të njohjes me mua. Atij i pëlqen muzika operistike sepse ai dashuron nje soprano dhe kjo pjesë e vlersimit dhe e respektit për mua është shumë e rëndësishme për karrierën time. Unë kam gjithë familjen dhe prindërit në dispozicion për karrierën time. Është e pamundur mos ndihesh e dashuruar dhe e vlersuar në një mjedis të tillë.
Rikthehemi sërisht tek skena, cila është formula juaj sekrete për të mposhtur emocionet përpara një premiere?
Emocionet janë shumë të rëndësishme në skenë por ato të mirat, janë ato që të falin dëshiren për të dal sa më shpejtë në skenë. Unë jam shume energjike dhe kjo i mposht emocionet e skenës, por duke qenë e tillë e vetmja bezdi që kam është të pres para se të dal ne skene.
Dua te dal menjëhere, nuk me pëlqen të pres.
Elementi më i rëndësishëm për një soprano është zëri, mesa duket Ramona ka stilin e saj për ta ruajtur zërin të ri dhe për ta pasur gjithmonë në formë.
Zëri duhet ruajtur si diçka shumë e çmuar. Unë mundohem mos ta lodh kot dhe te jem e kujdesshme ku duhet dhe ku nuk duhet ta harxhoj atë. Diçka të veçant nuk bëj, por teknika dhe pushimi janë gjerat që e ruajn zërin.
Eksperienca jshtë vendit, cilat janë vështirësitë dhe benefitet e një sopranonje shqiptare në botë?
Deri tani eksperiencat e mija jashtë shtetit kanë qenë shumë pozitive, por nuk mund të le pa përmendur fakti i të qenit shqiptare ka veshtirësit e veta. Ne dy shtete që e kam ndjerë këtë veshtirësi është Vjena dhe Italia. Kur këndova Operen “Le Nozze di Figaro” në teatrin e Shën Brunit në Vjenë dhe kur hapa sezonin Operistik në Leces të Italisë. Fakti i të qenurit shqiptare pati vështirësi, por me zotsi dhe profesionalizëm ne shqiptarët dimë të thyejmë çdo barrier.
Së fundmi keni interpretuar në rolin e Xhildës në veprën e famshme Rigoletto, në Itali dhe Bullgari ku kritika Italiane dhe ajo Bullgare, ju vlerësoi për interpretimin dhe teknikën, si i konsideroni opinionet e kritikës?
Opinioni i kritikës është shumë i rëndësishëm për mua dhe për çdo këngëtar. Me kujtohet që në Itali natën e premierës ne Teatrin “Politeama”, Drejtori artistik erdhi dhe me tha të lutem dua që gjithçka të jetë perfekte sepse në sallë janë disa nga kritikët më të rëndësishëm të operas Italiane me të cilët të nesermen gazetat do hapeshin me artikujt e tyre. Pra jashtë shtetit kritika është diçka shumë e rëndesishme për artistin dhe për operan si gjini.
Duartrokitjet janë dhurata më e madhe që marrin artistës e skenës, cili publik është më shperblyes për ju ai i huaj apo shqiptar?
Gjithmonë si publiku Shqiptar nuk ka. ËshtË pubiku më i dashur për mua, publiku më i ëmbël.
Sipas jush cilat janë sfidat aktuale të Operas Shqiptare?
Opera Shqiptare ka shume sfida, ka shume problem, por do duhej një libër i tërë që unë të flisja për këto problem. E rëndësishme është që drejtuesit e Operas Shqiptare të vlersojnë dhe ti duan artistët shqiptar. Arti realizohet vetëm me vlerësim dhe dashuri!
Cila është sopranoja juaj më e preferuar?
Soprano të preferuara kam shumë, disa nga ato janë Maria Callas, Sonya Yoncheva, Anna Netrebko, Anna Moffo, por mudn të rendis pa fund të tjera.
Ramon tregon se hobi i saj më i madh në kohën e lirë është i bir. Dëshira për të ndërtuar lojra dhe për të shpenzuar kohën me të është e madhe edhe për një mama soprano.
Pasioni im më i madh në kohën e lire është djali im i vogël dhe hobit e mija janë lojrat dhe koha që unë kaloj me të dhe me familjen time. Kur dal nga një produksion qoftë në shqipëri apo dhe jashtë, deshira ime më e madhe është të ri me të.
E pyetur se kush kujdeset për imazhin e saj jashtë skenës ajo tregon se mamja e saj është jo vetëm një mbështetje e madhe, por dhe një këshilluese mode!
Per imazhin tim është kujdesur gjithmone mami im. Ajo është frymzimi im, është pika ime e referimit, është idea ime si duhet të jetë nje femër e vertetë dhe e plotësuar në të gjitha dimensionet.
Planet për të ardhmën?
Shume planë! Shume opera jashtë vendit që mezi po pres ti këndoj.
2018-ta do të më gjejë shumë të angazhuar, kam firmosur disa kontrata për disa produksione, La Traviata, Rigoletto, Peshkataret e Perlave, La Boheme.
Jam shumë e lumtur dhe e paduruar për të dal ne skenë!