Pantera ikonike e Cartier fsheh disa sekrete, të cilat lidhen me feminilitetin dhe influencën e jashtëzakonshme të shtëpisë së modës.
Brand-i i famshëm është pagëzuar në vitin 1933, nga Louis Cartier. Aura që reflektojnë bizhuteritë e Cartier është magjike, ndaj nuk është aspak çudi fakti që është një prej markave më prestigjoze dhe të pëlqyera në botë.
Por, ajo që gjithmonë ka ngjallur kureshtjen është pantera, simbolika e Cartier. Në fakt, pantera transmeton feminilitet, pavarësi dhe për më tepër, ka qenë kafsha e preferuar e Louis Cartier.
Pantera dhe bizhuteritë, një histori dashurie
Pantera zuri vend në dizenjot fantastike të Cartier në vitin 1914, fillimisht në rripin e një ore. Tre vite më vonë, Louis Cartier i dhuroi Jeanne Toussaint një kuti cigaresh e cila kishte si emblemë pikërisht panterën.
Vite më vonë, ndonëse koha kaloi, sërish dashuria e Cartier për panterën nuk u zbeh, përkundrazi, kaloi në një tjetër nivel. Ajo krijoi për Dukeshën e Windsor një spilë të përbërë prej 116,74 smeraldësh. Në të njëjtin vit, më 1948, Dukesha porositi sërish një spilë me panterë, këtë herë më 152,35 gurë sapphire.
Një dekadë më vonë, Cartier i prezanton modës byrzylykun e parë më diamantë dhe sapphire, blerësja e së cilit ishte Aga Khan. Ndërsa e para që bleu byrzylykun me 2 pantera ishte Maria Felix, në vitin 1967.
Prej një kohe shumë të gjatë, Cartier vijon të risjellë panterën ikonike në trajta të ndryshme. Në 2005 e pamë te unaza gold, ndërsa më pas në një unazë historike, e cila kishte një prekje shumë moderne.
Duket se asgjë nuk e ndal Cartier, brand-i që çdo vit sjell koleksione mbresëlënëse, me aksesorë, parfume dhe syze, që ndonëse përmbajnë forma dhe materiale të ndryshme, kanë një të përbashkët: panterën!