Nëse nuk e keni shkelur, qoftë edhe vetëm një herë në jetë, do të thotë se ju nuk keni zbuluar domethënien e pushimeve të vërteta. Shkrimtari i njohur gjerman Gëte, dikur shkruante…”Pa Siçilinë nuk mund të krijosh një ide për Italinë, këtu është çelësi i të gjithave”. Një udhërrëfyes interesant për pushime fantastike, që do iu gjallërojë çdo shqisë tuajën.
Çfarë të vizitoni: Natyra e ka pajisur me të gjitha mrekullitë e saj këtë vend…Male, kodrina, mbi të gjitha hapësira detare me ngjyra të pabesueshme, uji i kristaltë, me kthjelltësi dhe bukuri të atillë që nuk mund të të lërë inferiore përballë panoramës që shtrihet para syve. Siçilia është perla e Italisë Jugore, dhe ky destinacion mund të zbulohet vetëm nëse e ke jetuar personalisht si përvojë nëpërmjet një itinerari interesant që luhatet mes natyrës, historisë dhe traditave. Magjepsja për këtë rajon rritet edhe më shumë në thesaret arkeologjike që tregojnë historinë e origjinës së lashtë të Trinacria(emri i lashtë për Siçilinë). Ndikimi i arkitekturës dhe artit grek është thuajse i pashmangshëm në Siçili, pasi çdo turist mvesh ndjenjën e retrospektivës, kthimit pas në kohë, në mesin e shek të VIII-të para epokës së re, periudhë kur ky ishull ishte pjesë e qyteteve të pasura greke në jug të Italisë. Tempujt grek, teatrot, skulpturat e vendosura në një mjedis unik shoqëror, të gjitha janë definicioneve të mirëfillta të turizimit historik. Nëse doni të shijoni mrekullitë e plazheve të Siçilisë, Giardini Naksos, është vetëm një prej “parajsave në tokë”. Zgjedhje ideale për t’u kredhur në ujërat e kaltra e për të shijuar panoramën fantastike të këtij vendi. Ndërsa, të ecësh nëpër rrugët e kryeqytetit të Siçilisë, Palermo, është një ngasje më vete drejt aventurave të reja. Madhështia e Arkimedit në Sirakuzë, shtigjet antike të Agrigentos, gjithçka që ofron ky vend është hapësirë e pafundme argëtimi. Dhe pasi të keni shkelur çdo pëllëmbë territori të Siçilisë, në një itinerar ku secila ditë rezervon surprizën e radhës, do të shijoni gatimet e mrekullueshme të zonës. Specialitetet e peshkut, apo vera Marsala do iu plotësojnë me mbresa të pashlyeshme të këtyre pushimeve tuajat, të cilat do iu ngusin drejt dëshirës për ta përsëritur këtë përvojë. Mos e mendoni dy herë…
Ishujt Aegadian
Tre ishuj të vegjël malor në detin Mesdhe, shtrihen në brigjet veriperëndimore të Siçilisë, në afërsi të qyteteve Trapani dhe Marsala. Këto ishuj janë magjepsje më vete.
Shpella Blu
Një nga atraksionet e turistëve e pozicionuar në Italinë e Jugut. Rrezet e diellit kalojnë nëpër një zgavër nënujore dhe ndriçojnë gjithë hapësirën e detit dhe të shpellës duke krijuar një pasqyrim mbresëlënës.
Teatri Massimo Bellini
I përuruar në Maj të vitit 1890, ky teatër operistik, mori emrin e kompozitorit të ndjerë Vincenzo Bellini. Konstruksioni i spikatur në fasadat e jashtme, dhe stili barok i hapësirave të brendshme krijojnë një vizualitet klasik, dhe tepër funksional për artin që lëvrohet në Siçili.