Shpesh, të nisësh një projekt të ri apo të bësh realitet një ëndërr, jo vetëm që nuk është një lëvizje e thjeshtë, por bëhet një mision i pamundur për shkak të rrethanave dhe kushteve në të cilat ndodhemi. nisur nga kjo ide, “United Nations Development program (UNDP), ka krijuar një projekt që mban emrin “Skills development for employment” (SD4E) – “Self-employment”, (Zhvillimi i Aftësive për Punësim dhe Vetëpunësim). Nga marsi i vitit të shkuar, numri i aplikantëve ishte rreth 600. Projekt-idetë e prezantuara përfshinin inovacionin, zhvillimet teknologjike, turizmin, kulinarinë dhe sigurinë ushqimore. Në rubrikën “karrierë” të këtij muaji, ne kemi përzgjedhur pikërisht tre prej pesë fituesve të vitit që lamë pas, për të na treguar diçka më shumë rreth eksperiencës së tyre dhe faktit që ata sot janë sipërmarrësit më të rinj në tregun vendas. Enxhi Dyrmishi, Enri Leka dhe motrat Viso, rrëfejnë eksperiencën e tyre me bizneset e reja që kanë nisur.
Për më shumë shfletoni revistën Elegance.
Comments