Stil dhe Personalitet nga Menada Zaimi

Menada Zaimi është gazetarja me buzëqeshjen rrëzëllitëse dhe një stil unik të moderimi, të cilin prej disa vitesh e shohim në VOA- Zëri i Amerikës në SHBA. Menada ka ndarë me ne pasionet dhe dëshirat përtej gazetarisë dhe ekranit.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Thënia

“Nuk mund të jesh kurrë i ekzagjeruar në të veshur apo në dije!”

Shprehja e famshme e Oscar Wild-it:

Ikonë mode
Viktoria Beckham, mendoj se hyn tek ata persona që modën e kanë në ADN-në e tyre.

Stili që karakterizon veshjen
Stili im ka qenë gjithnjë një “udhëtim”. Kam dashur gjithnjë të eksperimentoj, por brenda kufijve të personalitetit tim. Veshja, për mua ka qenë gjithnjë një shprehje dhe dukje e asaj që jam, qoftë dhe në momente të caktuara.

Gjinia artisike e preferuar
Piktura, kryesisht ajo abstrakte. Mendoj se përcjell shumë ndjenjë dhe të jep një ndjesi lirie në një mënyrë të atillë ku gjithsecili gjen veten.

Filmat e Preferuar
Triller, dramë, filmat fatastiko-shkencorë dhe dokumentarë. Sigurisht, ka plot regjisorë të mirë, pasi bota e filmit është shumë konkuruese, por një prodhim të një regjisori si Stiven Spielberg-u nuk do të refuzoja kurrë ta shihja.

Letërsia
Zgjedhjet e mia rrotullohen mes librave profesionalë, filozofikë dhe atyre historikë. Paulo Coelho është një prej autorëve të mi të preferuar, për shkak të një stili të fuqishëm dhe frymëzues.

Parfumi
Më pëlqen që kohë pas kohe të eksperimentoj me parfumin. Përpiqem ta zgjedh në sintoni të plotë me lëkurën time, një ekulibër që nuk e gjen kollaj. Aktualisht përdor “Sun Flowers” të Elisabeth Arden. “Versace Eros” është gjithashtu një nga të preferuarit e mi.

Kujdesin për lëkurën
“Clinique”, nuk më ka zgjënjyer kurrë.

Këpucët
Unë kam një lidhje shumë të veçatë me këpucët, kryesisht ato me taka të larta. Më ndodh shpesh që të dal për të blerë një veshje dhe pëfundoj duke blerë këpucë. Sigurisht që Cristian Laoboutin kryeson preferencat e mia, por në blerje jam më e rezervuar për shkak të çmimit të lartë. Më pëlqejnë disa stile të Guess-it dhe Michael Kors.

Veshja e përditshme
Kur blej përpiqem t’i përmbahem një shprehje që e gjej me shumë vend: “Nuk jam shumë e pasur për të blerë lirë”.

Veshja e punës
Në punë kam ruajtur gjithnjë një stil profesional me raste konservator, por pa ekzagjerime. Blej kryesisht tek “Ann Taylor”, “Zara”, “Banana Republic” dhe “Talbot”.

Aksesori
Jam dashuruar me një brand mjaft të njohur të bizhuve në Amerikë “Alex and Ani”.

Wishlist
Një makinë të re, pse jo një Mercedes.