Sugjerimet tona për titujt e librave

Në shtëpi, në kafene apo kudo, këto libra do t’ju mbajnë të mbërthyer pas faqeve të tyre!

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Letra Milenës

Franz Kafka
Çmimi: 1,000 lekë

Një prej autorëve më me ndikim në historinë e letërsisë, Franz Kafka, e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tyre në gjuhën çeke. Kaq mjaftoi që të lindte dhe të zhvillohej një marrëdhënie e ndërsjelltë, e mbushur me dashuri dhe vlerësim.
Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës ishin sublime dhe tejet romantike dhe sentimentale dhe këtë e dëshmon mjaft mirë në ditaret e tij, e mandej, në letrat në adresë të Milenës.
Vajza çeke e rigjallëroi Kafkën me humorin e saj, dëshirën dhe dhuntinë për të jetuar. Ndonëse raporti i tyre zgjati vetëm dy vite, sërish, është letrat e tij janë një provë e pavdekshme e dashurisë më të çiltër, e cila i ka rrënjët në zemër dhe degët në penë.

 


Xha Gorioi

Honore De Balzac
Çmimi: 1,000 lekë

Ky roman është vlerësuar si një prej shtyllat mbajtëse të komedisë njerëzore, e cila kapërxon vdekjen dhe rreket të sfidojë dashurinë, interesin, familjen dhe shoqërinë. Në thelb të veprës qëndron fati njerëzor dhe raporti i tij në familje dhe në komunitet.

 


Një mal diamanti

Francis S. Fitzgerald
Çmimi: 1,000 lekë

I konsideruar si një prej autorëve më të mirë amerikanë të shek. XX, Fitzgerald nuk heziton aspak të sjellë një përmbledhje me proza të shkurtra, në të cilat tregojnë më së miri fuqinë artistike dhe kreativitetin fenomenal të autorit. Tregime si “Një mal diamanti” dhe “Rasti i çuditshëm i Benxhamin Batënit” janë vetëm dy prej shtatë tregimeve fantastike që do të gjeni në këtë përmbledhje.
Pasazh nga vepra: “Le të dashurohemi për ca kohë ne të dy, për një vit apo më shumë. Kjo është një formë hyjnore dehjeje, që duhet ta provojmë të gjithë. Në gjithë këtë botë ka vetëm diamante, diamante dhe ndoshta dhurata të rreckosura deziluzioni. E pra, e kam edhe unë një të tillë dhe, siç ndodh rëndom, do të bëj edhe unë hiçin e zakonshëm me të.” “Ishte shumë i madh mëkati i atij që i pari shpiku vetëdijen. Le ta humbasim atë për disa orë….”