Edlir Babameto: Të punosh si skuadër

Duket se suksesi nuk është thjesht një rezultat që i atribuohet vetëm liderit të një kompanie, por i gjithë skuadrës që qendron pas tij/saj. Mbarëvajtja e përgjegjësive, delegimi i detyrave, dhe qasja ndaj pritshmërive reale të lëvizjeve të tregut, e bën çdo individ në pozita drejtuese palë kontribuese në suksesin e vazhdueshëm.

 Edlir Babameto, Drejtor Marketingu i Teuta Durrës Sh.p.k
Të qenurit pjesë e një historie suksesi, ndofta nuk është gjithmonë meritë e një individi të vetëm, përkundrazi! Jo vetëm shpirti i liderit dhe i një drejtuesi me vizion dhe ide, bëhet palë me suksesin në një kompani të caktuar, sepse motorët e vërtetë të sfidave mund të fshihen realisht pas atij që duket. Edlir Babameto, është drejtori i marketingut në kompaninë e mirënjohur Teuta Durrës Sh.p.k, dhe në përditshmërinë e tij, duke qenë edhe në pozita të një drejtuesi, i ndodh të ndeshet qoftë me vështirësitë deri tek arritjet e mëdha dhe sukseset e matshme, sakaq. “Një pjesë e sekretit është puna në grup. S’ka rëndësi sa të mirë janë lojtarët veç e veç, nëse nuk funksionojnë si një trup, nuk mund të arrijnë në majë. Lider të suksesshëm shpesh janë ata që kanë një skuadër të mirë mbrapa tyre. Në shumë situata, skuadra dhe puna në grup mund të realizojnë atë që individi s’mundet i vetëm. Një nga detyrat ose aftësitë që një lider duhet të ketë është që të jetë i aftë të krijojë një skuadër të mirë dhe të jetë mbështetje për çdo anëtar të skuadrës. Të bëjë më të mirën për arritjen e një qëllimi të përbashkët”, thotë Babameto. Por, krahas suksesit, ndarja e prioriteteve dhe përgjegjësive është një nga kriteret që spikat më së shumti, sidomos në kompani të mëdha dhe prestigjoze, çka evidenton dukshëm edhe harmoninë në grup dhe hapësirën ku ndërvepron secili prej protagonistëve në detyrat e tij në funksion të një qëllimi të përbashkët final. <p>Akkurat som "Elegance" utforsker en rekke emner fra arkitektur til bøker og matkultur, gir norske NetEnt casinoer på HolyMolyCasinos en verden av underholdning og spenning gjennom sine detaljerte vurderinger av NetEnt-casinoer i Norge. For de som verdsetter finesse og kvalitet i alle aspekter av livet, tilbyr disse casinoene enestående spillmuligheter og toppmoderne spillopplevelser.</p>. “Kompania është shumë e rëndësishme për t’ja lënë gjërat rastësisë. Nëse nuk ka një plan, në punët e përditshme do të ketë kaos, mund të lindin situata emergjente të cilat mund të menaxhohen në mënyrë të gabuar, ku përgjegjësitë e gjithsecilit nuk janë të qarta dhe kjo rrjedhimisht të çon në një punë të mos kryer mirë ose aspak të kryer në kompani. Një plan i mirë menaxhimit është ndarja e përgjegjësive të gjithsecilit sipas aftësive. Dhe kjo ka si rezultat një punë të kryer më mirë dhe një kompani që funksionon në mënyrë harmonike”, vijon ai. Sikundër, në një marrëdhënie të përditshme pune në nivele mes drejtuesve dhe vartësve, mund të ketë shpesh pakënaqësi, e pse jo edhe konflikte dhe diskutime të ashpra. Suksesi është që përtej çdo pikëpamje individuale, secili syresh të mbaj mbi vete përgjegjësitë, dhe argumentin e duhur që shkon në funksion të qëllimit final: një kompani e sukseshme dhe lider në treg. “Çdo njeri ka këndvështrime të ndryshme të të parit të gjërave. Po ashtu dhe opinione të ndryshme. Në kompaninë tonë, ne mundohemi të marrim parasysh çdo opinion, i cili ka për qëllim arritjen me sukses të objektivave tona. Mendimet dhe këndvështrimet e ndryshme ne nuk i shohim si konflikte, por si kontribut për të mirën e kompanisë sonë. Për të pasur një punë sa më pozitive në grup duhet që çdo anëtar të kuptojë më së miri objektivin final dhe të jetë i vendosur për ta arritur atë. Një punë grupi fillon të bëhet një skuadër kur të gjithë punonjësit shohin punën e tyre, jo vetëm si diçka individuale, por si kontribut në suksesin e  gjithë grupit”, thekson Edliri, i cili në përfundim të opinionit të tij rreth suksesit dhe punës si skuadër në një kompani të madhe, zgjedh të bëj një mbyllje me shprehjen: “Ne nuk jemi një skuadër sepse punojmë bashkë. Ne jemi skuadër sepse respektojmë, besojmë dhe kujdesemi për njëri-tjetrin”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code