Trashëgimi, histori, Iliri!

Ajo që na bën krenarë ne shqiptarët është prejardhja nga ilirët, të përndriturit e historisë dhe gjeneza e kulturës në Ballkan. Kjo krenari transmetohet në mënyra të ndryshme, në art, në muzikë dhe së fundmi, në biznes. Illyrian Saloon është një prej bareve më interesantë në Tiranë, i cili na dërgon në epokën e lashtë, ku ilirët ishin në piedestalin më të madh kulturor, artistik dhe ushtarak.
Me një interior mbresëlënës, i punuar tërësisht handmade nga 3 djemtë që kanë patur fillimisht idenë e më pas durimin e vullnetin t’i japin frymë idesë, Illyrian Saloon është destinacioni më i ri, i cili shërben si një dimension kohor dhe na ofron një udhëtim në mitet, kulturën dhe simbolet autentike shqiptare.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Si është ideuar Illyrian Saloon? Pse është zgjedhur kombinimi mes kulturës së Teksasit dhe historisë së lashtë ilire?
Ideja për të pasur një vend tonin ka qenë e përbashkët për të tre ne si ortakë. Prej vitesh kërkonim diçka që të na përshtatej përsa i përket konceptit që kemi për një vend ku të kalosh kohën me njerëzit e tu, pasi ke mbyllur detyrimet e ditës. Të tre kishim në mendje stilin e një pub-i tipik, një vend ku të ndiheshim si në shtëpi, të kalonim çaste të këndshme, rrethuar me njerëz të dashur, muzikë të mirë e shumë birrë.
Stili i Saloon-it është më i përshtatshmi, ndaj ishte pika e parë e padiskutueshme. Më tej, ndërthurja me të kaluarën tonë si shqiptarë, lidhja me rrënjët tona, kthimi i shikimit tek një kohë e lavdishme, për të kujtuar se nuk jemi thjesht e përditshmja e sotme, e mbytjes nga një realitet me politikë të gënjeshtërt, hipokrizi e humbje të burrërisë. Natyrshëm vjen edhe pjesa tjetër e padiskutueshme, Iliria. Pra, Illyrian Saloon. Një vend për miq të mirë, ku të pish pa menduar për portofolin e duke u kënaqur me shoqërinë e muzikës.

Çfarë ofron ndryshe Illyrian Saloon?

Illyrian Saloon është ndërtuar i tëri nga ne, me shumë punë e dashuri. Çdo hollësi është punuar me dorë. Ka diçka shpirtërore që lidhet me rrënjët, gjakun dhe paganizmin tonë. Ajo që i ofrojmë kujtdo që na viziton është një mjedis mikpritës, i ngrohtë e plot vlera. Domethënë të ndihen si në shtëpi.

Duke u nisur nga interiori unik, alkooli, lokacioni dhe muzika e veçantë (Oh, sa vuajmë për muzikë të mirë!), eshtë e vështirë të kesh një biznes në Shqipëri?
Të kesh një biznes Shqipëri aktualisht nuk është e lehtë. Do të thotë të përballesh me një mjedis jo shumë të këndshëm për sipërmarrësit, të cilët shikohen si armiq, ndryshe nga ç’prisnim dikur. Megjithatë jemi këtu për të qëndruar. Saloon-i e e përshtat trupin fort mire me karakterin dhe pamjen e tij. Është diçka e qëndrueshme, e cila do të mbetet gjatë.

Interior
Përpos mikpritjes dhe ngrohtësisë, për një bar ka shumë rëndësi interior. Illyrian Saloon i qëndron krejtësisht emrit të tij, duke e kombinuar në mënyrë shumë inteligjente edhe me interiorin. Në bar ndërthuret stili Western dhe kultura jonë e pakohë dhe rezultatin mund ta shihni vetë dhe të mahniteni. Vaik? vasaros dienos stovyklos Kaune https://intellectus.lt/dienos-stovykla/. Në kulturën e përditshme ilire, drurë si ahu dhe lisi janë konsideruar si shtylla kryesore të cilat ndërtonin anije dhe shtëpi, ndaj nuk kishin si të mungonin në Illyrian Saloon. Ahu mban peshën e të gjithë barit dhe lisi është materiali i tavolinave, duke mbajtur peshën e gotave dhe bisedave miqësore.
Gjatë “vizitës” në Illyrian Saloon do të shikoni shumë prazmore, shpata, kama dhe mjete të tjera luftarake dhe koncepti është: “gjithmonë gati për luftë!”, sigurisht, sepse ilirët kanë qenë luftëtarë, triumfues dhe sundimtarë. Krenaria për historinë tonë shtrihet edhe në piktura, ku prezenca e Pirros së Epirit dhe Teutës madhështore zënë vendin e tyre në interior, për të vijuar me një pikturë e cila na kujton simbolet e shpellave. E vendosur në një pjesë shumë të dukshme të barit, piktura rrëfen një fushëbetejë dhe nëse jeni të vëmendshëm do të shihni simbolin e gjarprit, mbrojtësit historik të ilirëve e më pas shqiptarëve. E meqë po flasim për gjarprin, shtrihet në të gjithë hapësirën e Illyrian Saloon dhe e gjejmë në detaje të vogla, shembull: një litar që rrethon gjithë barin dhe bashkohet me trupin e tij, një prazmore ku është i gdhendur simboli i gjarprit dhe në syrin e majtë të pikturës së Teutës. Një simbol tjetër që tërheq vëmendjen në interiorin e barit është edhe ai i dhisë, të cilën e kujtojmë prej përkrenares së Skënderbeut dhe që prej asaj kohe e konsiderojmë si një simbol shumë të rëndësishëm të forcës sonë kombëtare.
Pishtarët gjithashtu na kthejnë pas në kohë, në një periudhë ku zjarri ngrohte trupin dhe ndizte shpresën.

Biblioteka
Një tjetër detaj jo aq i vogël që na tërhoqi vëmendjen dhe na ngrohu zemrën është biblioteka e punuar me dru ahu, e fortë, me bazament, e cila i prezantohet të gjithëve si personifikimi i burrërisë dhe dijes. Illyrian Saloon vizitohet nga shumë turistë, të cilët janë tepër kuriozë për historinë dhe artin shqiptar, ndaj me shumë dëshirë dhe aspak përtesë, djemtë e banakut i tregojnë mbi mitet, legjendat dhe gjurmët e ilirëve në art. Roli i bibliotekës? I ka të faktuara në libra! Titujt e librave lidhen me vendin tonë, artin, pikturën, forcën, lavdinë dhe madhështinë. Padyshim, është një bibliotekë e denjë për libra të tillë!

Elementi i numrave tek
Kur thamë pak më sipër se Illyrian Saloon është arreduar në një mënyrë shumë inteligjente, i referohemi edhe elementit tek që dominon në bar. Simbolet, pishtarët, trarët dhe pothuajse gjithçka tjetër është në numër tek. Sipas historisë, numri tek është numri i fatit, lavdisë dhe e gjejmë në shumë vepra artistike në antikitet, mesjetë e më tej.

Ofron së pari një frymë të re, të pakohë, e cila vërtitet me bisedat e të tashmes dhe mjedisin e së shkuarës. Ofron edhe një copëz Teksasi në Tiranën e vogël!
Por një pikë shumë e fortë e Illyrian Saloon është alkool dhe larmishmëria që banaku servir, verën e mrekullueshme, birrën e ftohtë, e përshtatur me shijet e gjithsecilit. Specialiteti i shtëpisë është OAKHEART, një rum fantastik, i cili të gjallëron shqisat dhe i jep lezetin e duhur bisedës, miqve dhe kohës së shpenzuar pranë Illyrian Saloon.