Karriget kanë luajtur disa role që nga ekzistenca e tyre! Ato jo vetëm janë një objekt funksional, por edhe një objekt që i ka tërhequr dizajnerat dhe artistët të “luajnë” me to. Ndërkaq linguistët e shoqërojnë këtë të fundit me qëllime të tjera që lidhen me pushtetin dhe fuqinë.
Ne sigurisht kemi hulumtuar për të gjetur ato karrige që nuk kryejnë vetëm fuknsionin e tyre parësor, por luajnë rol si vepra arti.