Vaskat më të bukura në historinë e kinemasë

Një prej hapësirave më relaksuese, e cila mund të ndryshojë të gjithë interiorin e tualitetit, vaska është pa diskutim një must-have.
Fuqia e saj ka zënë vend edhe në kinema, në filmat më të bukur, ndaj ne kemi shkëputur vaskat më të bukura, të cilat duket sikur të çlodhin vetëm duke i parë.


Vaska në “Decline and Fall of a Birdwatcher”.

Poshtë një peme qershie, me një gotë shampanjë në dorë, Geneviève Page jeton “La Bella Vita”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Vaska në “Scarface”.
Nëse flasim për filma dhe vaska ikonike, sigurisht kujtojmë rolin fantastik të Al Pacinos dhe vaskën e mermertë, në stil barok, e dekoruar me ar.


Vaska në “Cleopatra”.
E rrethuar me elementin e ujit, i cili rrjedh si ujëvarë, me një formë të rrumbullaktë dhe lule anembanë, vaska ku gjendet Elizabeth Taylor nuk mund t’i mungojë kësaj liste.


Vaska në “Pretty Woman”.
Në mermer të kaftë, në formë drejtkëndrore dhe nën melodinë e “Prince”, vaska e “Pretty Woman” është e paharrueshme.


Vaska në “The Holiday”.
E lodhur nga jeta në Kaliforni, Cameron Diaz relaksohet në një zonë të Anglisë, në një vaskë vintage, me interior mahnitës.


Vaska në “Marie-Antoinette”.

Mbretëresha shijon magjinë e ujit të ngrohtë në një vaskë e cila pushton të gjithë hapësirën e duhur.


Vaska në “The Bear and the Doll”.

Forma ovale e vaskës, telefoni dhe një gotë alkool, duket si relaksi perfekt!