Wolf D. Prix – Arkitekti i Arkitektëve

Wolf D. Prix është një ndër kontribuesit më të mëdhenj të arkitekturës bashkëkohore. Vjenezi që etiketohet sot si “arkitekti i arkitektëve”, sjell gjithmonë e më shumë ide novatore, jo vetëm në projektet që realizon, por edhe në leksionet dhe diskutime e ngritura mbi arkitekturën, inxhinerinë, hapësirat publike dhe investimet e së ardhmes.
Projektet e tij shkojnë edhe përtej tokësores, leksionet mbi estetikën dhe shfrytëzimin e energjisë e kanë zanafillën që në ditët e para të karrierës së tij avangardiste.

Wolf D. Prix

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Prix, është bashkëthemeluesi i studios së famshme COOP HIMMELB (L) AU. Ai ka studiuar arkitekturë në Universitetin e Teknologjisë në Vienë dhe në Asociacionin e Arkitekturës në Londër dhe në Institutin e Arkitekturës në Jug të Kalifonisë, Los Ageles. “Studio Coop Himmelblau”, konisderohet si studio e avangardës së arkitekturës, është themeluar në vitin 1968 nga Wolf Prix, Helmut Swiczinsky dhe Rainer Michael Holzer; Holzer do të ishte i pari që do të shkëputej nga ky partneritet në viti 1971 kur emri i kompanisë ende përkthehej në “Blue-Sky Cooperative”. Ky emër asokohe qe zgjedhur për të përshkruar konceptin arkitekturor që synonte ta kthente këtë të fundit në një art të thjeshtëzuar dhe të lehtë që i përngjante “reve”.

Gjatë këtyre viteve ndikim të madh në projektet e Prix dhe “COOP”, patën rrymat artistike të Dadaistëve dhe Surrealitëve të fillim shekullit të 20. Pas themelimit të COOP HIMMELB(L)AU në 1986 Prix dhe Swiczinsky publikuan manifestin “Architechture Must Burn!” që do të thotë “Arkitektura duhet të digjet” për të shprehur vullnetin e plotë të ekzistencës së vetvetes. Perceptimi i formave dhe kompleksiteti i komunikimit përmes mediumeve dhe materialeve të ndryshme, përfaqëson mungesën e balancave dhe fragmentarizimin e kaosit. Prix ka fituar plot çmime ndërkombëtare , ndër të tjera edhe për ekspozita të rëndësishme si ajo e viti 1988 në “MOMA”, me ekspozitën “Deconstructivist Architecture.”

Kjo ekspozitë është mbështetur pikërisht mbi konceptin që kuratori Philips Johnson, i cili thotë se është “kënaqësia e përceptimit përmes të gjitha shqisave ajo që i bën projektet e Prix, vepra arti që do i mbeten kohës t’i gjykojë”

Projektet

The Busan Cinema Center
Akademiku dhe arkitekti i qindra vlerësimeve Wolf Prix, është etiketuar si “arkitekti i arkitektëve”. Ai në rekordet e tij mban edhe një “Guinness World Record” për veprën “The Busan Cinema Center”, e cila ka çatinë më të gjatë në botë që mbahet në një pikë të vetme.

Musée des Confluences
Ky museum është dizenjuar në koherencë të plotë me arkitekturën lokale. Qëllimi kryesor ishte zhvillimi i një hapësire që të luante njëkohësisht disa role: atë të muzeut, hapësirës publike dhe ndërtimit të një peisazhi urban të modernizuar.
Kjo ndërtesë është një hibrid i tipologjive të ndryshme që në vetvete përfaqëson hapjen ndaj dijes dhe njohjes së të gjithë gjeneratës sonë. Pikëpyetjetet rreth së ardhmes do të zgjidhen përmes hapësirave tranzitore, teknologjisë dhe biologjisë të gjitha në bashkëbisedim me etikën, që është njëkohësisht edhe tema kryesore e këtij muzeu. Imazhi, si në interior, dhe në eksterior të kësaj godine krijon një dinamikë krejtësisht të veçantë.

BMV Welt
Koncepti
Realizimi teknik i kësaj ndërtese kërkonte realizimin e fasiliteteve në raport me arkitekturën. Ndaj Prix e ndau këtë projekt në 5 nënndarje me tematika të ndryshme: Holli, Premiera, Formui dhe Gastronimia. Ne jemi ndalur tek 3 të parat për të kuptuar rëndësinë e këtij objekti që ka ridimensionuar konceptin e arkitekturës dhe bashkëveprimini e saj me inxhinierinë dhe natyrën.

Holli
Zgjidhja teknike është bazuar në projektet e mëparshme në eksperiencat e holleve të mëdha që përdorin konceptin e “Low-Tech”, pra të teknologjisë së thjeshtëzuar. Pikëtakimi i dritës natyrale të diellit dhe asaj arificiale me ndryshimet klimatike dhe zhurmat natyrale do t’i bëjnë vizitorët të ndihen në një ambient natyral pa dale nga holli. Një nga objektivat më të mëdha në dizenjimi e këtij holli ishte kursimi i energjisë. Kjo ide kërkonte minimizimin e sistemeve të ventilimit që punojnë me energji elektrike. Salla gjigante konsiderohet kështu si një zonë sub-klimatike, e ajrosur në mënyrë natyrale, e prekur nga energjia diellore, një mënyrë shumë e thjeshtë për të përmbushur kërkesat e zakonshme për ngrohje dhe ajrosje.

Premiera
Problematika më e madhe e BMW ishte zhvendosia e makinave të reja në seksionin “Premierë” pa zbrazur në këtë ambient gazra të dëmshëm. Ndaj, studimi inxhinierik bëri të mundur që të rriste kapacitetin e këtij ambienti duke lëvizur këtë rreth 40 makina në orë rreth 250 makina në ditë.

Forum
Forumi është një zonë që i dedikohet organizimit të eventeve duke mirëprit rreth 1200 persona. Ky ambient përfshin gjithçka ka nevojë një sallë eventesh, nga detajet më të vogla deri te teknologjia audio e video dhe mbi të gjitha teknologjinë më të avancuar për qarkullimin e ajrit në ambientet e mbyllura.

Punët e Prix janë shumë të lidhura me hapësira publike që kërkojnë krijimin e një identiteti artistik. Ky është rasti i “House of Music Concert Hall” në Danimarkë, e cila u influencua shumë nga projekti i një tjetër mjeshtri të arkitekturës si “Le Corbusier”, i cili e kishte ndërtuar veprën e tij për filmin artistik “Spirit of Space”.
“House of Music Concert Hall”, është një hapësirë totalisht e dedikuar muzikës 20,000 metra katror që të krijojnë një gjëndje fluide siç është edhe vet muzika.

Kisha “Martin Luther”
Kisha më e re që mban emrin “Martin Luther” në Hainburg të Austrisë është impresionuese me stilin tejet të veçantë dhe të panjohir më parë. Një spirale gjigante që përfundon duke parë kupën qiellore dhe dritare të mëdha që i japin mundësinë kalimtarëve të shohin brenda kishës e bëjnë “Shtëpinë e Zotit” një hapësirë moderne ku drita natyrale simbolizon kalimin përmes “Trinisë së Shenjtë” duke e bërë hollin kryesor një pikëtakimi me mbinatyrore.

Sot diskuri publik i Prix është i bazuar tek përdorimi i robotëve në ndërtim, kjo sigurisht do të kursente kohë, mund njerëzor dhe para për realizimet komplekse të arkitekturës semi-futuriste të tij. Siç edhe ai vet citon në një intervistë për “Dezeen”: “Unë mendoj se kombinimi i robotikës dhe 3D printit është e ardhmja e arkitekturës dhe ndërtimit”. Kjo ide po shtyhet gjithmonë e më shumë nga Wolf D.Prix, duke konsideruar valët migratore të këtij shekulli, si një ndër problemet më të mëdha sa i përket mbipopullimit, por edhe godinave të banimit. Ndaj, mjeshtri e sheh zgjidhjen për një arkitekturë të sigurt dhe të shpejtë në prodhim tek robotika dhe teknologjia.