Eno Koço & të bijtë

Koncerti për 100 vjetorin e së adhuruarës së tyre, sopranos Tefta Tashko Koço, iu ka marrë gjithë energjitë, interesimi i jashtëzakonshëm i shtypit dhe medias, si dhe shumë detaje për t’u zgjidhur në minutën e fundit. Dirigjenti i njohur Eno Koço gati preferon të qëndrojë në hije dhe iu lë hapësirë fëmijëve të tij të flasin e të shprehin dashurinë dhe mirënjohjen e tyre, që janë pasardhësit e këngëtares së famshme lirike, që la shkëlqimin e skenave të Parisit për t’i kushtuar jetën e saj të shkurtër muzikës lirike shqiptare dhe Shqipërisë.