Dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes dhe nën prozhektorët, reflektorët e fotografëve dhe pasarelave është një ndër pasionet më të mëdha të vajzave në të gjithë botën. Pikërisht për këtë fakt nuk bëjnë përjashtim as vajzat tona. Ato janë shpesh në faqe revistash, apo në sfilatat brenda dhe jashtë vendit, madje kanë pozuar edhe për emra dhe brande të mëdha ndërkombëtarë. Kësaj here në kopertinën e Elegance, vijnë dy modele ndër më të suksesshmet që ne kemi në vend. Elena Lika dhe Megi Luka, flasin për eksperiencës e tyre në modeling dhe dëshirat e pasionet për të ardhmen, po ashtu na kanë ngacmuar për t’i njohur më nga afër.