10 hapa për flokë të shëndetshëm

Me pak përpjekje, ju mund të ndryshoni gjendjen e flokëve tuaj. Si?
Përpara larjes krihini flokët me kujdes dhe përdorni shampo të butë me të gjithë përbërësit e nevojshëm ushqyes. Shampon hidheni fillimisht në dorë dhe më pas në flokë, duke e shkumuar me kujdes (rreth 5 fërkime). Asnjëherë mos i thani flokët me avull shumë të nxehtë dhe as mos i fërkoni fort me peshqir për t’i tharë. Është e këshi­llueshme t’i lini të lëshuara që të thahen në mënyrë natyrale. Për krehje, përdorni furçë me maja të rrumbullakëta. Flokët mbajini sa më gjatë të lëshuara dhe stilimin lëreni në dorë të profesionistëve. Mbrojini flokët nga dielli dhe ushqejini me vitamina.

Si të zgjidhni shampon e duhur? Kontrolloni përmbajtjen! Që floku të rritet i shëndetshëm duhet t’i kushtoni kujdes lëndëve ushqyese. Shampo Priorin Esktra është një kombinim ideal i tyre – glikoproteinat përshpejtojnë rritjen, vitamina B5 rrit dhe rigjeneron flokun, duke i dhënë shkëlqim dhe volum, ekstrakti i melit e ushqen flokun me mineralet e nevojshme, aminoacidet e mollës pastrojnë dhe zbusin flokun. Për një rezultat edhe më të kënaqshëm përdorni shampon dhe kapsulat Priorin Ekstra. Kapsulat Priorin Ekstra përmbajnë të gjitha elementet e nevojshme ushqyese për rrënjë të forta dhe flokë të shëndetshëm, si ekstrakt meli, vitaminë B5, biotinë dhe aminoacidin L-cisteinë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code