20+, 30+, 40+

A mund të jetë mosha, faktor dominant në ravijëzimin e një stili të caktuar jetese? Varësisht angazhimeve, pritshmërive dhe objektivave personale, ne iu sjellim në vëmendje tri shembuj optimal që dëshmojnë se si kursi i jetës së dikujt mund të ndryshojë kahje varësisht viteve mbi supe. Elona Hametaj, Manjola Afezolli dhe Eleana Dobi rrëfehen…

Manjola Afezolli, sipërmarrëse
Sipërmarrjet private në Dolce Casa dhe së fundmi në dyqanin Aromë Indie në kryeqytet, janë aktivitetet e qenësishme që i orientojnë kursin e përditshmërisë, bashkë me intensitetin e takimeve dhe punës qsë duket se i diktojnë edhe një stil të caktuar jetese. Manjola Afezolli, është angazhuar për herë të parë në botën e biznesit kur ishte ende 27 vjeçe, dhe fokusi i saj nuk ishte thjesht të bërit e punës, por vendosja e shpirtit dhe pasionit në gjithë këtë sipërmarrje, e cila rezulton prej vitesh të jetë një sukses më vete i saj, falë përkushtimit absolut dhe pa kushte, me dhe pa orar. “Le të themi që bizneset që drejtoj më marrin pjesën dërrmuese të kohës. Janë paralelisht dy angazhime impenjative, dhe ndër më të rëndësishmet e jetës, që më bëjnë të nis ditën në orën 9 të mëngjesit dhe vazhdimësia pastaj është non limit, ndofta dhe pas mesnatës. Puna ime ka doza të forta kreativiteti, ndaj dhe herë parë here vendos t’i arratisem Tiranës, pikërsisht kur e ndaj mendjen që nuk do të punoj vrullshëm. Së fundmi isha në Pragë për festat e Nëntorit dhe në Janar udhëtoj  sërish jashtë shtetit për të pushuar dhe për të marrë energjia të tjera të domosdoshme në funksion të biznesit që çdo vit ka prurje të reja, fluks, klientë të rinj, ndaj funksioni im si drejtuese është të jem në krye të gjithçkaje”, thotë 43 vjeçarja. E nëse i duhet të kthehet vite pas në retrospektivë për të kuptuar, se si ka ndryshuar stili dhe jeta e saj varësisht faktorit moshë dhe objektivave, ajo ka një përgjigje që e justifikon aktualisht atë si një femër e suksesshme në biznes…Puna është sektori ku ajo nuk vendos vetëm energjitë e veta, por edhe shpirtin kreativ dhe motivimin për të plotësuar çdo pritshmëri të klientëve që i besojnë hapësirat e tyre private të banimit, etj. Megjithatë, ngjan se për Manjolën, stili i jetesës asnjëherë nuk është kushtëzuar nga faktorë të jashtëm, pasi primare për të ka qenë në çdo kohë dhe moshë, puna e  saj, sipërmarrja private. “Asnjëherë nuk e mbaj mend që gjatë ditëve të javës të jem në ndonjë restorant, apo të jem diku larg punës, ndërkohë që i delegoj detyrat. Sepse biznesi është çështje besimi dhe thuajse të gjithë klientët kërkojnë që çdo arredim dhe çdo objekt të vendoset nga duart e mia, duke i besuar kësisoj kreativitetit dhe ideve të mia. Prandaj, mendoj se kursi i jetës sime, nuk ka ndryshuar me kalimin e moshës. Përkundrazi, fluksi ka ardhur në ngritje, dhe mua më është dashur gjithëherët që t’i qëndroj në kokë punës, duke justifikuar besimin e plotë që klientët më japin. Ama kur  vendos të pushoj, këtë e bëj pa u menduar gjatë, thjesht paketoj gjërat e nevojshme, marr valixhen dhe nisem për një destinacion ku jam e bindur se do të mbushem me gjithë energjinë dhe relaksin e nevojshëm për mua”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code