Vjeshta, duhet të jetë stina e ndryshimeve! Ndaj, pas diellit të verës, plazhit, kripës që mund të kenë dëmtuar flokët tuaj, është momenti të investoni në ngjyrë dhe cilësi. Ja sugjerimet tona mbi produktet e nevojshme që “freskojnë” pamjen tuaj, sakaq i japin flokëve volum dhe shkëlqim.
Përbërës natyral
Përpos thatësirës që flokët marrin gjatë verës, është momentit të ndaloni këtë proces, duke shtuar në listën e kujdesit produkte me përbërës tërësisht natyral. Elementë të tillë përbërës si vajrat sintetikë, apo alkooli që mund të jenë baza e shumë produkteve kozmetike, vetëm e dëmtojnë flokun tuaj. Maska intensive me vaj, e quajtur L’anza Keratin Healing është një zgjidhje për të gjitha femrat.