6 super modele nga Mercedes Benz

Në prill 2019, Panairi i 54-t Ndërkombëtar Motor Show në Beograd

Rikujtojmë se para një viti, vijoi tradita dhe privilegji që prej kohësh gëzon gadishullin ballkanik, me lançimin e “Panairi e 54 Motor Show” nga Mercedes Benz.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Në këtë panair, u prezantuan risitë më të fundit teknologjike dhe teknike, të aplikuara në 6 modelet të cilat do u hodhën në treg njëkohësisht, në të gjitha përfaqësitë e Mercedes-Benz, përfshirë edhe Auto Star Albania. Sigurisht, kërkesat ishin jashtëzakonisht të larta.

Beogradi ishte qyteti që çeli dyert për këtë eveniment të shumëpritur, ku u prezantuan 6 modelet e gjigandit Mercedes-Benz: Mercedes-Benz GLE, A-Class Sedan, CLA, B-Class, V-Class, AMG GT 4-Door.

Ky event është një traditë e gjatë dhe unike, e cila përherë ngjall interes dhe tërheq vëmendjen e shumë të apasionuarve të markës prestigjoze. Për të ofruar më të mirën tek publiku ballkanas, u shfrytëzua një sipërfaqe prej 3.000 metra katrorë, ku përpos 6 modeleve, u ekspozuan edhe më shumë se 30 modele të tjerë, të cilat të interesuarit i gjetën pranë njësive të autorizuara të Mercedes-Benz në gadishullin ballkanik, përfshirë edhe atë në vendin tonë.

Si gjithmonë, gjigandi automobilistik nëpërmjet programit “Business Solutions” i kushtoi përparësi dhe një vëmendje të veçantë klientëve biznes. Përpilimi i një plani që përfshiu paketa të plota shërbimi, oferta të volitshme dhe konkrete financimi.

Edhe “Business Solution” u ofrua si paketë e plotë gjithëpërfshirëse në Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri. Motoja kryesore e panairit dhe përgjithësisht e brandit Mercedes-Benz ishte përmirësimi i përhershëm dhe i vazhdueshëm i komunikimit me klientët, në të gjitha rajonet.

Implemtentimi i rolit të ekspertëve rajonalë, të trajnuar në përfaqësitë e Daimler, Shutgart (qendra e Mercedes-Benz), u ofrua tek publiku, duke synuar që ky i fundit të njohë më nga afër modelet e brand-it.

 

Një mega risi ishte padyshim dhe modeli Mercedes-Benz CLA, i cili u prezantua për publikun e rajonit. Familja A-Class prezantoi modelin Sedan me katër dyer, model familjar dhe tejet komod. Modeli B-Class përqafoi linjat rinore dhe sportive, duke u servirur më dinamik dhe komod se modeli i mëparshëm, më i pëlqyer se paraardhësi, njëkohësisht i pakrahasueshëm me asnjë model tjetër të llojit të tij. Familja e SUV-ve përfshiu premierën e modelit të ri GLE, i cili i rrëmbeu zemrën çdo admiruesi të brandit Mecedes-Benz dhe kështu, vendosi një standard të ri e të pakonkurrueshëm në këtë segment.

Dizajni i GLE-së shfaqi prezencën dhe fuqinë, por gjithashtu vendosi dhe një standard të ri të aerodinamikës në segmentin e modeleve SUV. GLE ka hapësira të bollshme në rreshtin e parë dhe të dytë të ndenjëseve dhe opsionalisht mund të porositet dhe me një rresht të tretë në pjesën e pasme. Interiori përfshin një dizajn luksoz, elegant dhe me shumë risi, ekranë të mëdhenj digjitale dhe sigurisht, Mercedes-Benz User Experience – MBUX.

Përpos cilësisë dhe sigurisë, brandi Mercedes-Benz shquhet për luksin e tij. Për publikun u prezantua ekskluzivisht modeli Mercedes-Maybach S-Class, risi e servirur përpos modeleve S-Class dhe S-Class Coupe.

Një bashkëpunim interesant dhe shumë i pëlqyer rezultoi ai mes Mercedes-Benz dhe Old Timer Club Beograd, një grup i apasionuar pas modeleve të vjetra luksoze, ku luksi është manifestuar në modelet e vjetra dhe klasike, të pavdekshme për markën prestigjoze dhe “besnikëve” të saj.

Fituan rëndësi të veçantë dhe pëlqimin e të gjithë të pranishmëve dhe publikut modele si: Mercedez-Benz AMG, i cili solli risitë: A35, Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe, me katër dyer dhe sigurisht, Mercedes-Benz AMG GT R, i cili i ofrohet publikut me dizajn impresionues dhe me më shumë fuqi.

I pakrahasueshëm dhe shumë inovativ edhe në segmentin e flotave tregtare, gjigandi i automobilave prezantoi gamën e gjerë të modeleve, ku ra në sy Sprinteri i ri, Mercedes-Benz Citan. Gjithashtu pjesëtari i familjes së madhe të Mercedes-Benz, C-Class i ri ishte një risi tejet e pëlqyer, me dizajn fantastik.

Adhurimin e të gjithëve e rrëmbeu modeli V-Class, një kryevepër e vërtetë, prezantuar një vit më parë nga Mercedes-Benz. Shumë shpejt iu ofrua edhe publikut ballkanas, i cili pati mundësinë të prekë inovacionin, komoditetin dhe dizajnin mbresëlënës të përmbledhur në një model si V-Class.

Risi ishin dhe mundësitë e financimit për të gjitha kategoritë e klientëve, sipërmarrësit dhe klientët biznes. Të gjitha modelet e Mercedes-Benz u mundësuan dhe me ofertat financiare fantastike. Mundësi financimi deri në 90 për qind të vlerës së automjetit, për një periudhë nga 1-6 vite dhe për klientët biznes u aplikuan edhe paketat leasing operacional, të gjitha me kushtet më të favorshme në treg.

She’s Mercedes
Pavarësisht modeleve tejet inovative dhe atyre të përmirësuara, përpilimin dhe aplikimin e planeve produktive midis Mercedes-Benz dhe klientëve, një mega risi ishte një koncept i ri, frymëzues dhe shumë feminist. Një platformë e re që bashkoi femrat në mbarë Ballkanin, i ftoi ato të ndanin eksperiencat dhe të mësonin nga njëra-tjetra. Një cikël, një bashkëveprim tejet i dobishëm dhe një risi e jashtëzakonshme, e cila vijon të rritet në përmasa gjigande.

Edhe sot, “She’s Mercedes” është një ide e dedikuar në lidhjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve të femrave me brandin prestigjoz.

Kreatorët mendojnë se me fuqinë e inspirimit mund të krijohen gjëra të mrekullueshme dhe “She’s Mercedes” është ideja që e dëshmon. Një hapësirë e tërë e dedikuar për femrat që e dashurojnë Mercedes-Benz; një ambient që krijon lidhjen dhe komunikimin e femrave, ndarjen e ideve dhe eksperiencave, me qëllim mësimin nga çdo eksperiencë dhe bashkëveprimin, përmirësimin dhe evoluimin e idesë themelore të “She’s Mercedes”.

Kjo risi e markës më të pëlqyer në botë ofron perspektiva të reja dhe mbështetje të plotë të femrave ambicioze. Me anë të formulës dhe mbështetjes maksimale që “She’s Mercedes” ofron, rreket të frymëzojë femrat për potencialin që kanë.

Fuqia e frymëzimit shërben si katalizator në krijimin e ekselencës, ndaj ideja e bashkëveprimit dhe shkëmbimit të ideve në një hapësirë dedikuar marrëdhënies femërore, ofron padyshim suport të pakushtëzuar dhe krijimin e një koncepti shumë ambicioz.