8 hapa për vetulla perfekte

Dëshironi të realizoni formën dhe konturet e duhura që iu bëjnë të keni vetulla ideale në harmoni të plotë me fytyrën dhe ngjyrën e lëkurës?! Ja disa rregulla konkrete, të vlefshme për ju, që iu garantojnë vetullat e dëshiruara

Hapi 1  Vendos penelin në pjesën anësore të hundës, për të pozicionuar se ku duhet të fillojë vetulla

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Hapi 2 Më pas, poziciononi në mënyrë diagonale penelin nga hunda tek fundi i vetullës, për të përcaktuar fundin e vetullës

Hapi 3 Me anë të furçës së vetullave, krihini ato ngadalë, për të parë se ku ka boshllëk, ose pjesëz të pa plotësuar të tyre

Hapi 4 Përdorni një laps, me tonalitet që i përshtatet ngjyrës së lëkurës dhe bjerini sipër vetullave

Hapi 5 Merrni një penel, dhe me po të njëjtën ngjyrë nisni mbushni vetullën plotësisht, duke theksuar pjesën fundore të saj

Hapi 6 Përdor sërish një furçë vetullash, dhe ndërkohë krihini ato për të nxjerrë kështu tonin e tepërt, pasi keni kryer proceset e mësipërme të mbushjes me ngjyrë të tyre

Hapi 7 Që ta fiksoni maksimalisht formën dhe nuancën e vetullës, bjerini sipër me një xhel, duke përdorur të njëjtin tonalitet si në rastet e mësipërme

Hapi 8 Lyejeni pjesën sipër vetullës me pudër ose fondantinë të përshtatshme për lëkurën tuaj, me ndihmën e një furçe që fikson make up-in ose pudrën e faqeve