Viti 2020 na tregoi se mund të ndryshojë gjithçka, përpos magjisë të së bardhës. Paleta e pastër, e butë dhe minimaliste, bashkon forcat me dizajnerat më të njohur, për të na servirur modele fantastike të cilat nuk duhet të mungojnë në garderobbën tuaj.

E bardha dhuron liri dhe delikatesë, veçanërisht kur ndërthuret me materiale si: mëndafshi, dantella, satini, apo frudat.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Valentino

E sinqertë dhe absolute, veshja e bardhë, ndonëse në thelb është e thjeshtë, sërish nuk heq dorë nga sharmi dhe klasi. Eleganca minimaliste shpreh karakterin dhe superfuqinë e çdokujt që e mban veshur.

Elegance ju sjell 20 modele fantastike nga prestigjozët Alexander McQueen, Valentino, Oscar de la Renta, Vicktoria Beckham, Erdem, Jonathan Simkhai, Chloè, apo Loewe, krijimet e të cilëve do t’ju bëjnë të adhuroni çdo detaj të fustaneve të bardhë.

error: Content is protected !!