Një koleksion që merr jetë nga 2 ikona të baletit, Rudolph Nureyev dhe Margot Fonteyn. Ian Griffith drejtori kreativ i “Max Mara” është frymëzuar nga dokumentari që mban titullin “All The World His Stage”, dhe ka sjellë një konglomerat materialesh, ngjyrash dhe linjash shumë elegante për vjeshtën e këtij viti të ri.
“Po mendoja për marrëdhënien midis Nureyed dhe Fonteyn, një raport shumë dinamik i cili i qëndron më së miri konceptit që “Max Mara” ndjek, e që ka të bëjë ekskluzivisht me kontrastet”, thotë Griffith. “Rinia dhe eksperienca, shpirti dhe ndërgjegjja, feminiliteti dhe burrëria, pra një pasqyrë ku bashkë jetojnë të dyja” – shtoni ai.