Shpirti bohem në fustanet e nusërisë

Prerje boho, materiale të butë dhe shumë klas; të gjitha i gjeni në koleksionet e fundit të dizajnereve austrialiane. Nëse po prisni të celebroni dashurinë tuaj, hidhini një sy fustaneve fantastikë, të cilët do ta bëjnë ditën tuaj edhe më speciale.


Lola Varma
Që prej vitit 2016, duo-ja fantastike e fustaneve të nusërisë, Courtney dhe Phoebe kanë krijuar brand-in e mirënjohur Lola Varma. Një fustan mahnitës, i cili sjell prekjen moderne në veshjen më të rëndësishme të jetës. Stili minimal është elementi më identifikues i markës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Prea James
Autenciteti i nuseve australiane rikthehet me elegancë minimaliste dhe materiale të veçantë, të cilët i përshtaten çdo trupi. Teoria e brand-it? Të krijojë fustane që e lejojnë nusen të argëtohet dhe të jetë gjatë gjithë kohës në pistën e kërcimit.


Grace loves lace
Influenca bohemiane dhe linjat e pastra përbëjnë një prej fustaneve më të veçantë, tejet të preferuar nga nuset që dëshirojnë një aset kaq unik.


One day
Të gjitha vajzat ëndërrojnë të veshin fustanin e bardhë një ditë dhe duket se Kyha, dizajnerja e brand-it Australian One Day, sjell koleksione fantastike, të cilët me prerjen sirenë, realizojnë ëndrrën më të bukur.


Bo and Luca
Vitet ’70 dhe magjia e tyre vijnë në koleksionin e Bo and Luca. Delikatë dhe super stylish, ky fustan bën diferencën.


Zimmermann
Një prej brand-eve më të suksesshëm në botë, sjell fustanet e nusërisë dhe përmes tyre, transmeton të gjithë bukurinë e ditës më të rëndësishme, sublimitetin e dashurisë dhe ndjesitë më veçanta. Nicky Zimmermann frymëzohet nga Gold Coast, specifikisht nga një foto e vjetër e prindërve të saj në muajin e mjaltit dhe sipas saj, kjo është dashuria më e pastër.


Spell & The Gypsy
Isabella dhe Elizabeth kanë bashkuar kreativitetin e tyre dhe kanë krijuar një brand si Spell & Gypsy. Një miks shumë elegant mes kulturave nomade dhe shpirtit bohemian, gjejnë vend në koleksionin e ri, dedikuar plotësisht celebrimit të dashurisë.


Nevenka
Vintage dhe gjithmonë vintage! Nevenka është specialist për krijimin e fustaneve të nusërisë, duke ndërthurur kulturën e Europës Lindore. Një kombinim fantastik mes pjesës së sipërme (e cila është dantellë dhe shumë elegante) dhe fundit të gjatë, tejet klas.