5 must haves në garderobën e një gruaje, sipas Clara Luciani

Stili i saj ka frymëzuar botën e modës prej kohësh, ndaj nuk është aspak çudi që Clara Luciani ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi, Luciani është e ftuara e nderit për një kapsulë ekskluzive nga Sandro. Në këtë koleksion eksplicit, përmblidhen dëshirat dhe pasionet e artistit dhe prezantohen mjeshtërisht nga Clara.
Për sa i përket ndjekjeve të trendeve, Luciani nuk ka një trend të preferuar, madje zgjedh të mos i konsiderojë, por t’i shmangë. Kapsula nga Sandro vjen si një koleksion i pakohë, i cili mund të vishet në çdo sezon. Si u krijua ky koleksion? Clara ka vizatuar në iPadin e saj sketçet dhe Sandro i ka realizuar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

5 veshjet që nuk duhet të mungojnë kurrë në garderobën e një gruaje?
Së pari, duhet që të përzgjedhë veshje që e bëjnë të ndihet më së miri! Nuk ka asnjë obligim apo rregull që duhet ndjekur, pra, nuk është e detyruar të ketë një fustan të zi dhe të shkurtër vetëm sepse kështu e do tradita. Për mua, must haves janë:


Pantallona me bel të lartë.


Xhaketë.


Çizme.


Një bluzë nga garderoba e burrave.


Një golf.

Një këshillë mbi modën dhe stilin?
Sërish, kam vetëm një këshillë: Mos vishni kurrë rroba të cilat i binden dhe i nënshtrohen një trendi apo lëvizjeje mode. Nuk ka asgjë më të bukur se liria dhe ky është i vetmi rregull që duhet të ndiqni në stilin tuaj. Për mua, njerëzit e bukur janë ata që vishen për qejf.