“Oceanbird”, anija e së ardhmes që do të sjellë risi fantasike

“Oceanbird” duket se është anija e së ardhmes, por bazohet te zanafilla e lundrimit, duke e marrë energjinë nga era.
Me kapacitet prej 7.000 mjetesh, anija 198 metra e gjatë do të sjellë risi fantastike në transportin detar. Anija do të ketë pesë vela gjigante, secila gati 80 metra e lartë, që janë në gjendje të rrotullohen 360 gradë pa e prekur njëra-tjetrën.
Gjithashtu, ato mund të zvogëlohen deri në 60 metra, për të bërë të mundur kalimin nën ura, apo për të përballuar motin e keq. Velat, të cilat do të jenë prej çeliku dhe materiale të tjera, duhet të jenë kaq të mëdha për të siguruar energjinë e mjaftueshme për të lëvizur anijen me peshë 35.000 tonë.


Me një shpejtësi prej 10 nyjesh detare (18,5 km/h), “Oceanbird” do të lundrojë më ngadalë se anijet e deritanishme, që kapin një shpejtësi deri në 17 nyje detare (31,4 km/h). Kësisoj, udhëtimi transoqeanik do të zgjasë 12 ditë dhe jo 7. Kjo do të kërkojë miratimin edhe të kompanive të prodhimit të makinave, pasi afatet e tyre do të ndryshojnë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Për ta nxjerrë në det “Oceanbird” do të duhet edhe pak kohë. Kompania “Wallenius Marine” ka prodhuar një model 7 metra të gjatë, të cilin do të nxjerrë për lundrimin testues në fund të këtij viti, por objektivi është që anija në versionin origjinal të dalë në det në vitin 2024.