Atletet më stylish të sezonit pranverë-verë 2021

Atletet kanë qenë gjithmonë pjesë e stilit dhe një tematikë shumë frymëzuese për dizajnerët në mbarë botën. Për sezonin pranverë-verë 2021, gjigantët e modës sjellin disa sugjerime plot ngjyra vibrante, të kombinueshme për çdo veshje dhe stil.

Louis Vuitton Upcycling
Një koleksion mëse i limituar, i pagëzuar “Upcycling” do të jetë kryefjala e stilit! Plot ngjyra, komode dhe të dekoruara me lule, atletet e reja të Virgili Abloh janë pa dyshim një ndër prurjet më interesante.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


University Gold

Off-White dhe Nike Air Force 1 Low bashkojnë forcat për të sjellë një model fantastik! Virgil Abloh prezanton një krijim shumë stylish nën emrin “University Gold”, i frymëzuar nga legjendat e basketbollit. Në ngjyrën e vitit, të verdhën, këto atlete do të jenë pa dyshim zgjedhja e të gjithëve.


Drunk Low
Mesa duket, është zyrtarisht sezoni i Nike!
Në bashkëpunim me Supreme, Nike na servir një koleksin të cilin e gjejmë vetëm në 4 ngjyra. Atletet, të punuara me bazë të bardhë prej lëkure dhe me një kombinim ngjyrash mahnitëse e bëjnë këtë model edhe më stylish.


Maison Margiela dhe Reebok
Kur flasim për atletet, e bardha është gjithmonë një must-have dhe si gjithmonë, është ekskluzivitet i Reebok. Këtë herë, brandi vjen në bashkëpunim me Maison Margiela dhe risjellin atletet klasike të krijuara handmade, me lëkurën më premium.


Racer Pink
Ngjyra e sezonit, e sjellë nga Nike! Një ngjyrë kaq vibrante sigurisht do të ishte në vëmendjen e Nike dhe patjetër që do të vinte një model i tillë, fantastik!


Converse 70 Icons
Atletet e famshme Converse rikthehen fuqishëm për të na impresionuar. Modelet e atleteve, në 2 variante ngjyrash, me printe kamuflazh dhe kaq shumë risi, janë të disponueshmë në të gjitha linjat Converse, në mbarë botën.


Go FlyEase
Është shumë e vështirë që syri human mos të kapë elementet futuristike dhe plot stil të “Go FlyEase”. Të krijuara nën filozofinë “Easy on, easy to remove”, ky model është jo vetëm praktik, por edhe shumë in!


Warrior Jade
Ikonike dhe tejet të preferuara, krijimi më premtues i Air Jordan do të jetë sërish në qendër të vëmendjes, veçanërisht gjatë sezonit të verës!