Tashmë, Jonathan Cohen ka një hapësirë të vogël, por shumë frymëzuese në Brooklyn. Kjo hapësirë e re është fantastike, plot ngjyra dhe copëza arti. Duket se në periudhën e karantinës, Cohen po harxhon mjaft kohë në dhomën e tij, e cila shërben si një muzë krijimi.
Dhomëza e tij është funksionale për punë, por edhe një vend i cili e inspiron në mënyrë që të krijojë. Ajo përbëhet nga shumë tekstura, ngjyra (tipike për Jonathan Cohen). Stilisti ka zgjedhur një arredim që e mban në humor të mirë dhe i fal vetëm pozitivitet.
Ajo çka vihet re është një bibliotekë e veçantë, pjesë e interiorit dhe një artëork me fytyrën David Bowie. Gjithsesi, nuk mungon drita dhe thjeshtësia, të cilat e kanë shpëtuar krijimtarinë e Cohen.