Familja mbretërore është pa dyshim një prej tematikave që gjithmonë na ngjall kuriozitet, duke konsideruar jo vetëm mënyrën e jetesës, por edhe rregullat strikte të cilat duhet të ndjekin anëtarët e saj.
Elegance ju sjell 30 prej tyre:
-
- Kur mbretëresha ngrihet në këmbë, të gjithë duhet të kryejnë të njëjtin veprim.
- Në momentin kur mbretëresha konsumon kafshatën e fundit, të gjithë duhet të ndalojnë së ngrëni.
- Të gjithë burrat e familjes mbretërore duhet ta përshëndesin mbretëreshën sa herë përballen me të.
- Pas martesës, të gjithë burrat e familjes mbretërore marrin një emër të ri.
- Çiftet mbretërore e kanë të ndaluar mbajtjen e duarve të njëri-tjetrit në publik.
- Sipas Aktit të Martesave Mbretërore, i aprovuar në vitin 1772, burrat e familjes mbretërore duhet të kërkojnë lejen e monarkut përpara se të propozojnë për martesë partneren.
- Mbretëresha zgjedh cilën kurorë duhet të mbajë princesha në ditën e dasmës.
- Anëtarët e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të mbajnë një qëndrim politik për publikun.
- Familja mbretërore nuk mund të luajë Monopoly.
- Sapo princi George të festojë ditëlindjen e 12-të, nuk do të mund të fluturojë në të njëjtin avion me të atin.
- Familja mbretërore nuk mund të firmosë autografe apo të shkrepë selfies.
- Askush nuk mund t’i prekë anëtarët e familjes mbretërore.
- Familja mbretërore nuk mund të mbajë veshje prej gëzofi.
- Mbretëresha duhet të mbajë gjithmonë doreza.
- Familja mbretërore i nënshtrohet një kodi strikt mbi veshjen në publik.
- Gratë e familjes mbretërore duhet të mbajnë kapele, pavarësisht eventit.
- Pas orës 18:00, kapelet ia lënë vendin kurorave.
- Familja mbretërore nuk i hap dhuratat e Krishtlindjeve më 25 dhjetor.
- Në pallatin mbretëror është i ndaluar konsumimi i hudhrës. I njëjti rregull vlen edhe për patatet, orizin dhe pastat, të cilat nuk konsumohen si vakt darke.
- Fëmijët mbretërorë duhet të mësojnë shumë gjuhë të huaja.
- Nuk mund t’i kthesh shpinën mbretëreshës.
- Garderoba e mbretëreshës përbëhet vetëm nga ngjyra vibrante.
- Nëse mbretëresha e kalon çantën ose kuletën në anën e saj të djathtë, stafi duhet të kujdeset që të ndërpresë bisedën e saj me këdo që ka përballë.
- Familja mbretërore nuk ka asnjë nofkë!
- Gratë e familjes mbretërore duhet të mbajnë gjithmonë një çantë, edhe nëse ajo është bosh.
- Askush nuk mund të ecë përpara mbretëreshës.
- Ka një kod standard edhe për veshjet diplomatike.
- Mbretëresha konsumon të njëjtin vakt për mëngjes: çaj dhe cornflakes.
- Gratë e familjes mbretërore ulen në një mënyrë shumë specifike, duke gërshetuar kyçet e këmbëve.
- Në çdo event, palltot e grave të familjes mbretërore qëndrojnë gjithmonë veshur!