Podcast-et që do të të argëtojnë/ ndihmojnë/ ndryshojnë mendësinë

Nuk ka rëndësi në cilën fazë të jetës je, një podcast të duhet kurdoherë. Nëse dëshiron të përjetosh një tranzit të madh në karrierë, të përqafosh një stil jetese më të shëndetshëm, të bësh një hap të ri në marrëdhënien tënde sentimentale, apo thjesht të frymëzohesh, mund të themi se kemi një listë fiks për ty.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Too Smart for This me Alexis Barber

Duke nisur që nga fuqizimi i vetes, kulturën e sotme globale, financat personale dhe shumë më tepër, Alexis na rrëfen jetën e influencers dhe sipërmarrësve, për të sjellë te ne mënyrat si njerëzit më të suksesshëm të momentit ia kanë dalë të ngjitin shkallët e karrierës.

 


Happier me Gretchen Rubin

Gretchen Rubin është autori i “The Happiness Project” dhe në këtë podcast ndan me dëgjuesit disa këshilla shumë praktike, të cilat e kthejnë lumturinë në një ndjesi të përditshme.

 


Unlocking Us me Brené Brown

Ne, qeniet njerëzore krijojmë lidhje dhe ndjesi, të cilat qëndrojnë për një afat të pacaktuar. Për këtë, flasin gjerësisht aktivistë, shkrimtarë, artistë, personazhe të famshëm, psikologë, etj. Dëgjimi i tyre patjetër do të të bëjë të kesh një mendim dhe ide më të qartë rreth relatave që lejon në jetën tënde.

 


Redefining Ambition

Një grua, e cila na rrëfen rrugëtimin e saj mes jetës dhe karrierës. Persona të ndryshëm flasin për gjithçka që i frymëzon dhe për sakrificat që një grua duhet të bëjë për të pasur karrierën e ëndrrave.

 


How to Fail me Elizabeth Day

Elizabeth Day e ka kthyer në 180o konceptin e rritjes personale. Njerëz të cilët listojnë shumë arritje, ndajnë me publikun e gjerë dështimet e tyre, të cilat i kanë orientuar drejt suksesit.

 


Good Life Project

Çfarë e bën jetën tonë më të mirë? Dashuria, puna, qëllimet dhe shumë të tjera. Ky podcast sjell një ekzaminim tejet interesant të të gjitha faktorëe që nxisin një jetesë më të shëndetshme dhe më të mirë.

 


Side Hustle Pro me Nicaila Matthews Okome

Nëse për momentin ke në dorë një projekt që e ke me shumë qejf dhe të duhet pak motivim ekstra, dëgjo këtë podcast fantastik!

 


The Glow Up Podcast

Ky podcast, i drejtuar nga Casey Carter dhe Naomi Raven të njeh me koncepte unike rreth artit, suksesit dhe sipërmarrjeve.

 


The One You Feed

Nëse për momentin ndihesh sikur ke ngecur në një pikë dhe nuk po gjen dot rrugëdalje, ky podcast të ndihmon me probleme si: ankthi, depresioni, adiksioni, rehabilitimi dhe shumë të tjera.

 


Stuff Mom Never Told You

Këtë podcast do ta pëlqejë pa masë aktivisti që fle brenda teje. Impakti i medieve sociale në jetën e adoleshentëve, feminizmi dhe çështje të tjera, të trajtuara në këtë podcast.