Sendet më esenciale që duhet të jenë gjithmonë në çantën tonë

Atë e marrim kudo, gjatë gjithë kohës! Bëhet fjalë për çantën, aksesorin i cili nuk mungon kurrë në garderobën tonë. Nuk ka rëndësi nëse është klasike dhe e pakohë, apo pjesë e trendeve dhe tendencave të sezonit, çanta ëshhtë gjithmonë pranë nesh, për të plotësuar stilin tonë, përmes përmasave, strukturës, ngjyrës dhe materialit, por edhe për të mbajtur të gjitha sendet tona esenciale. Sot, ju rrëfejmë se çfarë duhet të keni gjithmonë prezente në çantën tuaj, kudo!


Kuleta
Bazike, por kaq e nevojshme! Kuleta mban gjithçka: kartat bankare, dokumentet e identifikimit e sigurisht, paratë! Por ajo çka e bën edhe më unik portofolin e përditshëm është materiali cilësor dhe thjeshtësia që transmeton.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Buzëkuqi
Asgjë nuk e rifreskon më mirë look-un tuaj se buzëkuqi i kombinueshëm me veshjen.


Syzet
Syzet janë aksesori i cili luan dy funksione: mbron sytë tuaj dhe plotëson çdo veshje, në mënyrën më fantastike!


Axhenda
Për gratë e organizuara, të cilat janë ende besnike të shkrimit në një bllok, me stilolaps, axhenda është zgjedhja perfekte!


Një novelë
Kur keni kohë të lirë, po shijoni një kafe, apo thjesht keni dëshirë të lexoni disa faqe nga libri i preferuar, mjafton të kërkoni brenda çantës suaj.


Parfum
Një aromë ndjellëse, e cila të largon nga realiteti? Patjetër që duhet ta keni në çantë!


Kufje
Pajisja që të mundëson të dëgjosh edhe më mirë telefonatat, apo të mundëson muzikë sa herë dëshiron, ka vendin e saj në çantën tuaj.


Krem kundër diellit
Një krem kundër diellit, me mbrojtje nga rrezet UV është një prej must-haves për çdo çantë.