Diamantet oqeanikë ekzistojnë dhe po rrëmbejnë zemrat e të gjithëve

Tashmë, e gjithë sipërfaqja e oqeanit është e mbushur me diamante. Po flasim për diamantë të vërtetë, për gurët që vlejnë kaq shumë dhe që janë mijëra vjeçarë.

E frymëzuar nga natyra dhe temperamenti i oqeanit, Baylee Zwart, founder i brendit Azlee dhe ekspert në prerjen e diamanteve e ka pranuar se nuk ishte në dijeni të diamanteve oqeanike dhe se kjo është një kategori krejtësisht e re për gurët e çmuar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Në fakt, nuk është diçka kaq e padëgjuar, pasi prej kohësh, industria e diamanteve ka bërë kërkime në brigjet e Namibisë, duke kërkuar diamantet oqeanikë. Ajo çka i bën të rrallë dhe kaq tërheqës këto diamante është fakti se ndodhen vetëm në këtë pjesë të Atlantikut dhe ndahen në disa grupime.

Sot, diamantet oqeanikë duket se janë kaq atraktivë sa shumë shpejt do të jenë po aq të vyer sa diamantët tokësorë.