Editoriali i modës së këtij muaji në Elegance, përcjell më së miri frymën e festave të fundvitit! Përpos, dekorit të veçantë, janë tendencat e fundit, ato që shfaqen në këtë sesion fotografik, duke nisur nga çantat e Alviero Martini Prima Classe, tek palltot dhe pellushët e ngrohtë, apo kapelet si aksesorë shtesë në look-un tuaj. Magjepsës në çdo detaj, editoriali i Dhjetorit sjell prurjet më elegante të modës për ju!