Taipei, dikur ishte një vend pothuajse i panjohur për të! Sot është qyteti që e tërheq më së shumti! I bukur, modern, mjedis i pastër ku mbizotëron rregulli. Tempujt të famshëm, ndërtuar shekuj më parë që tërheqin mijëra vizitorë çdo ditë. E vendosur në kryeqytetin e Taivanit, për shkak të angazhimit profesional si përfaqësuese e Albania Experience për Azinë, Irena Xhafa, përpos kënaqësisë që merr nga puna, përmbush njëherësh edhe dëshirën e saj për të udhëtuar. Gjithnjë, e pasionuar pas njohjes së vendeve të reja, të gjitha udhëtimet për të kanë qenë gati si një pikëtakimi ideal me kulturën, traditat dhe risitë që ofron çdo qytet i ri që ajo viziton.