Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Tani po udhëtoj drejt qytetit të Korçës, me Arditin dhe stafin e së Dielës Shqiptare, ku po shkojmë për të realizuar xhirimet e rubrikës së kuzhinës tradicionale.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi që zgjodha të krijoj familjen time, mbetet më i miri që kam bërë në jetë dhe padyshim që po të më jepej mundësia do të bëja sërish të njëjtën zgjedhje.
Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Ndihem e lumtur kur jam me njerëzit e mi më të dashur dhe i kam të gjithë pranë. Fëmijët e mi ( Jon dhe Anna) janë bekim në jetën time.
Kur jeni më e trishtuar?
Kur shoh mosmirënjohje ndjej vërtet trishtim.
Çfarë nuk duhet të kishit hedhur kurrë poshtë?
Nuk mendoj se kam hedhur poshtë gjera të vlefshme, qofshin këto sende apo vlera njerëzore.
Kë doni më shumë?
Perëndinë dhe familjen time të mrekullueshme.
Çfarë është ajo gjë që bëni dhe për të cilën më parë keni thënë: këtë nuk do ta bëj kurrë?
Hëmmmmm, shpeshherë me tolerante seç duhet…
Cili është mëkati më i madh për ju?
Nuk mendoj se ka mëkat të madh apo të vogël, mëkati mbetet mëkat.
Cila është blerja juaj e fundit?
Lodra për Annën e vogël.
Cili është qëllimi i jetës?
Të besosh te Zoti dhe të duash njerëzit.